BE-Gjermani-Britani: U nxituat me shembjen e teatrit, keqardhje që nuk na dëgjuat! Kërkuam dialog

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, kur qytetarët ishin ende në gjumë, ka sjellë reagimin e fortë të BE-së, Gjermanisë dhe Britanisë. Ata njëzëri kanë dënuar mënyrën se si u veprua me teatrin dhe se u nxituan në procesin e shembjes së saj. Si ambasada e BE, ajo gjermane  apo e Britanisë së Madhe kanë thënë njëzëri se qeveria duhet të ishte ulur në dialog me shoqërinë civile dhe artistët që të gjetjen e një zgjidhje para se të kryhej një veprim i tillë i pakthyeshëm si shembja e godinës.

BE shprehu keqardhjen për këtë veprim, ndërsa ambasada Gjermane tha se shembja ishte e nxituar dhe e pakuptimtë për mënyrën si ndodhi. Ambasada britanike është shprehur e zhgënjyer që nuk u dialogua për këtë çështje, ndërsa Europa Nostra, që më herët pati premtuar të kryente rikonstruksionin e saj, e cilësoi një ditë të trishtë për kulturën  e Shqipërisë dhe të Europës.

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për herë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ambasadori Luigi Soreca shpreh keqardhjen që sipas tij, institucionet  kombëtare dhe vendore nuk e dëgjuan thirrjen për dialog mes palëve përpara se të merrej një vendim i pakthyeshëm, që ishte shembja e godinës.

"Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës" shkruan Soreca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Gjermania reagon ashpër për shembjen e teatrit: Veprim i nxitur dhe i pakuptimtë! Uluni në dialog tani

1589719152_teatri600x360.jpg

Ambasada Gjermane ka reaguar shumë fort në lidhje me prishjen e godinës së teatrit duke e cilësuar një veprim të pakuptueshëm të ndodhur në këto kushte dhe në atë formë. Ambasadori gjerman Peter Zingraf tha se shembja ishte e nxituar dhe se qeveria tashmë duhet të ulet të krijojë një dialog transparent me shoqërinë civile. Ambasadori bën thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët e përfshirë në ngjarje.

"Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje", shkruan Zingraf.

Ora 12:57
'Thellësisht të zhgënjyer për mungesën e dialogut', Ambasada Britanike reagon për prishjen e Teatrit: Dhuna cenon parimet e demokracisë

Ambasada Britanike ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar duke vënë theksin te dhuna e ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm. Ambasada thotë se është thellësisht e zhgënjyer që nuk u dialogua dhe nuk u gjet një zgjidhje në mënyrë paqësore.

"Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë,"-shkruan Ambasada Britanike.

Ora 12:55
Reporteri i Shqipërisë në PE dënon dhunën dhe prishjen e Teatrit: Të dialogohet me palët, shteti ligjor është primar

Ashtu si edhe eurodeputeti Gahler dhe reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega ka denuar prishjen e Teatrit Kombëtar. Lega bën thirrje që të ndalet prishja dhe të dialogohet me palët e interesuara.

"Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,"-shkruan Lega.

Ora 12:28
'Dënoj prishjen e Teatrit dhe dhunën'! Eurodeputeti gjerman: I bëj thirrje Ramës që të dëgjojë

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm. Përfaqësuesi për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian thotë se dënon veprimin e autoriteteve për shembjen e Teatrit si dhe dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve.

"Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,"-shkruan në 'facebbok' eurodeputeti Gahler.

Ora 09:15
Shembja e Teatrit, vjen reagimi i parë nga jashtë! 'Europa Nostra': Ditë e trishtueshme për kulturën e Shqipërisë

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i parë nga jashtë vendit dhe është pikërisht shoqata 'Europa Nostra', e cila më herët pati premtuar edhe paratë për rikonstruksionin e kësaj dite. Në reagimin e saj 'Europa Nostra' thotë se 'sot është një ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës.

"Ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës. Ditë e trishtueshme për Demokracinë, Rregullat dhe Ligjet në Shqipëri dhe Europë. Herët në mëngjes autoritet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë,"-shkruan 'Europa Nostra'.

'Europa Nostra' është një federatë europiane për trashëgiminë kulturore e cila përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Welcome Jungle: 18/05/2020 09:50

    Niveli kulturor i popullit shqiptar eshte zero, kur ka kaq shume njerez qe nuk arrijne te kuptojne se cfare po ndodh. Perpos kesaj, kur nuk kane arritur te ngrihen per buken e gojes e gjera qe i cenojne personalisht, per teatrin jo e jo. Opozita dhe pozita jane njesoj, turp per te gjithe qe i kane votuar dhe qe rrine hane bar gjithe diten. Ju befte mire!

    Përgjigju
  • Iris: 18/05/2020 02:53

    Dergojuni BE,ambasadave,/E.N/etj nga nje cope nga materjalet ndertuese te teatrit dhe pyeteni :a ja vlen te ruhej?Teatri I bere me pupulit ishte I rrezikshem se qe me kashte e n.q.s. merrte zjarr e kishte viktima prape qeveria do akuzohej pse e mbanin Akoma.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/05/2020 20:01

    Ore pse nuk u vjen keq BE-se per fukarallekun qe ka Shqiperia...Sa Teatro jan prish dhe ndertu nga e para ne Europe dhe nuk na pyteti kush ne...hajde Show hajde

    Përgjigju
  • Pse o kafshe?: 17/05/2020 16:52

    Po pse o injorante pse?? Do vije koha kur te flitet per kyt gabim trashanik! Edhe njehere si per her te ky vendini dashur i yni fitoi injoranca!!

    Përgjigju
  • Ariu: 17/05/2020 13:16

    Ju qe komentini pro prishjes se teatrit, kaq te trash jeni qe nuk kuptoni qe nuk ka rendesi se cfare u prish dhe cfare do te ndertohet, por ka rendesi menyra si u prish dhe arsyet e verteta pse u prish. Prishja e nderteses sot ne kohe pandemie, karentine eshte nje perdhumim ne vjedhje qe i behet qytetarit. Njerez te trashe!

    Përgjigju
    • LUi: 17/05/2020 14:26

      Sipas teje cilat jane arsyet e verteta pse u prish?! Menyra? Normal qe do kishte nje menyre te tille sepse u be nje kauze artificiale per te perfituar politikisht, prandaj protestonin pa asnje arsye te qenesishme. Dhe normal qe do kishte dhe kete menyre. Vjedhje qe bashkia ne truallin e vet, ben nje veper publike?! Hahaha, po ik o ari ik ha pak mjalte se tani u zgjove nga gjumi letargjik.

  • Lui: 17/05/2020 13:03

    Cfare dialogu do prisnit juve?! Kur qeveria i beri leshimet qe mundej, dmth mos ta ndertonte me PPP dhe as nga ndonje privat duke i dhene ndonje cope toke ne kembim. Qeveria e beri hapin e vet. Keta qe protestonin ne fillim nuk donin PPP pastaj as nga privati. Si perfundim keshtu si erdhi puna protestuesit nuk kishin ndermend te leshonin asgje. Dhe dialogu do ishte thjeshte zvarritje e kote..

    Përgjigju
  • Pipi: 17/05/2020 12:50

    Me kete ekonomi qe lengon dhe me tere keto zarare, pse nuk bie Rama? Sepse kemi nje opozite te pabesueshme. O Bashe, behu zv.Kryetar o burre, lere dike tjeter me te besueshem, se na ke blloku fare.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 17/05/2020 12:38

    Shqiperia eshte e shqiptareve jo Juaja.shteti merr vendim dhe zbatohet. Sa per dhunen e bejne opozita. Te fala Bashes

    Përgjigju
    • Yes Man: 17/05/2020 12:52

      Bravo, Rrahman, vjen shteti dhe te prish shtepine se do kaloje nje rruge andej, nderkohe qe ti ende nuk je shpronesuar (raste plot). Jam dakord me ty.

  • LORA: 17/05/2020 12:34

    Tre vite shkuan me dialog me barbaret,,, çfare dialogu keshilloni ju zoti Soreca? Pershendes Policine e Shtetit ne kryerjen e detyres se saj,sipas ligjit.

    Përgjigju
  • Lefter: 17/05/2020 12:21

    Tani nese populli e kupton qe "Demokracia" ne shqiperia ka deshtuar me Pandemin e shkaterimit?? Le te presin rindertimin nga oligarket qe punojne me buxhetitn e shtetit???

    Përgjigju
  • Alb: 17/05/2020 12:14

    As1 koment!!??

    Përgjigju
  • Labi: 17/05/2020 12:05

    Seshte thjesht nje godin eshte qe ky kafsha nuk ka me Meshir per asgje prob shqiperi eshte mir qe do iki ky haleja po kush do vij keta nevojtoret e tjer

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 17/05/2020 12:03

    Pse juve do u presim.per nje barange ne mes te tiranes

    Përgjigju
    • Freedom House: 17/05/2020 12:59

      Një barange me sa kulla shumëkatëshe?

    • Sufllaqe: 17/05/2020 12:51

      Me apo pa salca???

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin