BE nuk rihap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik! LISTA E vendeve që do lejohen, do rishikohet pas 2 javësh! Rama: Vendim politik

TIRANË- Bashkimi Europian ka vendosur që të mos rihapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, siç ishte paralajmëruar më herët. Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.

Për vendet që nuk janë pjesë e listës, do të përjashtohen
-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Banorët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Udhëtarët me një funksion thelbësor ose nevojë thelbësore

Pra që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk do mund të shkojnë në vendet e BE-së, nëse nuk janë rezident dhe nuk kanë një arsye të fortë, si për shembull në vizitë mjekësore, apo një motiv tjetër të fortë, por jo kurrsesi për turizëm.

Kjo listë, për të cilën KE thekson se nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, do të rishikohet çdo dy javë dhe për të vendosur nëse një shtet do t'i shtohet apo i hiqet listës do të merren parasysh 4 kritere kryesore.

Kriteret e marra parasysh nga KE për miratimin e listës
-Numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 000 banorë, afër ose nën mesataren e BE-së
-Tendencë e qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme
-Përgjigja e duhur shëndetësore ndaj COVID-19, duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit. -Merret parasysh gjithashtu informacioni i ofruar nga delegacionet e BE për këto aspekte.

Për kryeministrin Edi Rama, ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje me pandeminë. "Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin. Diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar. Kjo është politikë", e ka quajtur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kosovë.

(Kliko ketu) Lista e plotë e vendeve që iu lejohet hapja e kufijve me BE

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 01/07/2020 09:25

    E ç'na duhet ne Europa kur ne kemi udheheqesin boteror qe eshte njekohesisht dhe kryetar i OSBE-se dhe minishengenin.

    Përgjigju
  • B*3: 01/07/2020 09:03

    1. Vendimi eshte politik, kjo e sigurte, sepse me lejohet mua qe jam me pashaporte EU te udhetoj, por jo ai/ajo me pashaporte shqiptare; 2. Qe fajin e ka vete populli shqiptar qe ngrihet per politike dhe jo per nje jete me te mire, kjo e sigurte. Ne psikologji thuhet qe nqs nuk e do veten, nuk do te duan te tjeret; 3. Perderisa ne si popull do te vazhdojme te bejme antivleren, vlere, nuk kemi pse te ankohemi. Ti thuash mafiozit, trafikantit, "Bravo i qofte, ka leke ai", si mund te guxosh te presesh ndryshim?! 4. Po nuk ndryshuat mentalitet, te shihni punen tuaj dhe jo te fusni hundet atje ku nuk ju takon, po nuk "luftuat" ligjerisht per te drejtat tuaja, po nuk u zhduk korrupsioni, po bete cfare ju do truri e qejfi, po nuk u disiplinuat, po nuk denoncuat ne mase ato drejtorat e vegjel qe ju duket vetja Zoti, nuk ka per te bere para Shqiperia, dhe as ju si individe (ka sh e sh per te thene); 5. Nqs Rama vazhdon te bej show me mikun e tij Erdogan, EU nuk ka per ta afruar, sepse EU drejtohet nga Franca dhe Gjermania dhe dihen tashme marredheniet e Frances me Turqine; 6. Nqs opozita do vazhdoj te ulerase neper Ambasada e media te huaja, kanabisi, droga, trafiku, korrupsioni, diktatura, te shaj vendin e vete (qe e ushqen dhe e ka bere multimilionere ne euro), nuk do bej para Shqiperia dhe as ju si individe. A thua se ne vendet e EU nuk mbillet kanabis. Edhe mjeke, avokate, drejtora konsumojne kanabis ne EU. I rafte damlla opozites! Edhe pse mund te jete m.. ERama, opozites nuk i takonte te ulte Shqiperine e ta zhvishte ne sy te EU per interesat e veta. Francezi thote: "rrobat e palara, nuk lahen ne publik". Kush ka mend kupton. 7. Kur neper Ambasadat tona, punonjesit qe perfaqesojne shtetin tone neper bote, sillen si pashallare (edhe ai personeli i nivelit me te ulet ne hierarki), perderisa nuk do ti informojne shqiptaret per te drejtat e tyre dhe detyrat e tyre ne shtetin ku jetojme, atehere nuk do ecim para. (Isha ne Ambasaden greke ne Bruksel, me ka ngel mendja se me cfare edukate dhe respekti priten njerezit dhe menyren se si personeli ambasades informonte (minoritetin tone grek), per te gjitha levizjet administrative qe duhej te bente ne Belgjike. Nuk ka te krahasuar. Keta tanet nuk pergjigjen ne telefon e as me email; 8. Duajeni veten, mos e beni antivleren vlere, jetoni me dinjitet per veten, respektoni te tjeret edhe kur nuk keni te njejtin mendim. Mos harroni se turizmi grek (per shembull), mbahet nga shqiptaret. Jemi popull punetor, jemi popull familjar, jemi popull europian e s'duhet ta harrojme. Refuzoni kriminelet, korrupsionin, gjithcka negative, disiplinohuni dhe Europa do na lutet te behemi me ta. Por, po vazhduat/vazhduam me politiken tone (majtas/djathtas) na mori lumi te gjitheve, si ju aty, si ne jashte kufijve (sepse asnje s'na do sapo thua jam shqiptar). 9. Vendi yne eshte i bukur, vendi yne ka vlera, vendi yne ka gjithcka per tu bere Zvicera e Ballkanit! Shendet

    Përgjigju
    • @B*3: 01/07/2020 10:10

      Fiks !!!!!! Bravo per ato qe ke shkruar.

  • Goni: 01/07/2020 08:42

    Cfar vendimi politik mor pler...nuk duan qytetar nga Ballkani? Po pse Serbia e Mali zi ku ndodhen,ne Amerike???Nuk i do kush me shqiptaret dhe ska fare lidhje ballkani

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2020 03:04

    Per te gjithe ju komentuesa qe here doni te jene fanari I botes ,here mbaheni si te persekutuarit e botes,po ju jap nje lajm qe do t'ju beje te ndiheni me mire: BE po kercenon te ndaloje amerikanet qe te mos hyjne ne BE nga qe jane Nr-1 ne bote per Covid,kurse Shqiperia eshte askushi per BE.SO SHUT UP!

    Përgjigju
  • Ariu: 30/06/2020 20:44

    Ky ka ik per lesh, cdo gje kunder interesave te ketij eshte politik. Ik o l...

    Përgjigju
  • Alb: 30/06/2020 20:12

    Rrihu nga pas ketyre se te gjatin do marresh ti dhe ne si popull ore europa ka politik mosafruese edhe raciste me shqiptaret ska pse shqiperia te behet aleate te permisohen politikat e jashtme se jan shume vende qe do e kishin zili te investonin dhe ndihmonin shqiperin. Europen sot e drejtojn partit dhe njerzit racist.Gjysma e vendeve lindore qe jan sot pjes e be investimet me te medha ekonomike i kan nga kina dhe rusia. Sektoret qe kerkojn zhvillim ne shqiperi dhe sjellin te ardhura vtm keto vende mund ti permisojn dhe investojn shquperia ka kapacitet te jashtzakonshem ne industrin e mineraleve dhe naftes ne turizem ruset do leshoheshin me para te madhe ca rruani lesht me njerz si macroni qe ben si moralist.

    Përgjigju
  • Xxxx: 30/06/2020 20:04

    O edi rama po pse e mban popullin te izoluar aty e ke vendosur o i le njerzit pabuk o ste ze gjumi ne dark, apo ke siguruar jeten tende dhe deshiron te shikosh popullin sa me posht

    Përgjigju
  • Populli shqiptar: 30/06/2020 19:40

    N q se do behej fjale per ndonje tender qe duhet ti jepet nje oligurku , do kishte plas sherri mazhoranc-opozite. Ne rastin konkret ku shqiptaret po perbuzen, nuk del asnje te mbaje qendrim ndaj BE-se

    Përgjigju
  • Beso: 30/06/2020 19:34

    Pse të jetë vendim politik dhe jo pasoje e amatorizmit, dhe mungesës totale të besueshmërisë me të cilin lideri ynë e përballoi dhe po e përballon situatën? Apo se e thotë vetë lideri. Ndoshta na mbyllin nga zilia që Rama e përballoi shumë me mirë se homologët Evropjan, aaa pikaa...

    Përgjigju
  • Latif: 30/06/2020 19:27

    Reciprocitet asgje me shume

    Përgjigju
  • Klodi: 30/06/2020 17:45

    Mos e kerkoni fajin te europa o popull idiot.Ngelet ne mitingje e protesta e askush nuk perdor maska e tani fajin e paska europa.Nuk oranon me europa kafsh

    Përgjigju
  • Turi: 30/06/2020 16:22

    Europa si gjithmone ku**e plake , ata e sollen virusin te ne dhe tani bejne dhe izolimin e Shqiperise plerat e pabese

    Përgjigju
    • @Turi: 30/06/2020 22:27

      Fiks...

    • RRPT: 30/06/2020 22:17

      @ERP, serbia ka politikbërës ne jo, ato kanë investuar në burime njerëzore ne i çpërfillim (nëse je i shkolluar në perëndim nuk gjen as punë as përkrahje, gjen veç injorantë që të thonë që ti nuk je mjaftushëm i kualifikuar) mund të vazhdoj deri nesër duke sjell shembuj por do ishte e kotë, shurdhi më i keq është ai që nuk don të dëgjojë.

    • ERP: 30/06/2020 18:02

      @Alb, ne fakt Serbia i ka te gjitha keto. Ky eshte vendim i mirefillte politik

    • Alb: 30/06/2020 17:25

      Nuk eshte k... e Europa o Turi... Por jemi vend i prapambetur, bote e trete, nuk kemi kapacitete mjekesore, spitalet tona jane te shkateruara totalisht,thjesht nuk funksionojne ne kohe normale, jo me ne pandemi... Pse ckujtove ti se do thote Rama dhe paraardhesit e tij qe gjoja kemi investuar ne mjekesi.... 30 vjet Shqiperia eshte ne pike te hallit.... Nuk na e kane fajin te tjeret qe vendin tone e kemi kthyer ne bor...o

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale