BE-Fondi i Rimëkëmbjes: Italia 'pjesën e luanit', 750 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike post Covid

BE-Fondi i Rimëkëmbjes: Italia 'pjesën e luanit', 750 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike post Covid

Italia do të marrë ‘pjesën e luanit’ prej paketës së ndihmës 750 miliardë euro të Fondit të Rimëkëmbjes i propozuar nga Komisioni Europian.

Sipas ANSA, shuma që do të përfitojë Italia, si vendi më i goditur nga pandemia e Covid, do të jetë 172.7 miliardë euro, nga të cilat 81.807 miliardë do të jenë ndihmë dhe 90.938 miliardë si kredi.

172.7 miliardë të propozuar nga Komisioni i BE për Italinë si pjesë e paketës së Fondit të Rimëkëmbjes përfaqësojnë pjesën më të lartë të destinuar për një vend të vetëm, dhe kjo si në terma absolutë, ashtu edhe për grante dhe kredi.

Një tjetër vend që do të përfitojë shuma të mëdha nga paketa e ndihmës është Spanja, me një total prej 140.4 miliardë, të ndara midis 77.3 miliardë ndihmave dhe 63.1 miliardë në kredi.

Recovery Fund do bëj të mundur që vendet më të prekura të mbrojne strukturën e tyre social ekonomike. Ai do jetë i financuar nga kontribute të mëdha që do derdhë secili shtet në buxhetin e Bashkimit Europian, i cili mund të lëshojë letra me vlerë dhe të mbledhë para në tregje dhe pastaj tjua japë ato vendeve më në vështirësi.

Fondi i Rimëkëmbjes duket se është një përparim i madh dhe realizim i asaj që deri dje ishte e paimagjinueshme. 27 vendet njohën nevojën e mjetit të ri finaciar dhe vendosën që urgjentisht ai të funksionojë për të siguruar rimëkëmbjen europiane pa lënë pas askënd

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024