Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falendëroi përzemërisht Papa Franceskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme. 

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Presidenti Begai i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Presidenti Begaj u prit në një takim edhe nga Sekretari i Shtetit, Kardinal Parolini. Gjatë këtij takimi u diskutua për proceset integruese që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë natyrale e Evropës dhe që tani me avancimin e reformave pret të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. 

Presidenti Begaj falenderoj Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Selia e Shenjtë i jep proceseve integruese  të Shqipërisë. Edhe për Kosovën, Presidenti i Shqipërisë i përcolli Sekretarit të Shtetit progresin që  Kosova ka bërë në procesin e reformave, të shtetit të së drejtës, respektimin e pakicave dhe integrimit në organizmat ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit theksoi vijimësinë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit duke iu referuar edhe lidhjes të Selisë së Shenjtë me Kishën katolike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'