Gjykata i lë në burg, Bajrajt: Na duan brenda me urdhër politik! Mikesha 'infermiere' nga qelia në shtëpi (Përgjimet për punësimet dhe provimet)

TIRANE - Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali do të vijojnë që të qëndrojë në burg për akuzat e reja që ka ngritur prokuroria, pavarësisht se masa për akuzat e një viti më parë u shuan dje. Ndërkohë që mikesha e Behar Bajrit, Jorida Muratit iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

Report Tv ka zbardhur deklaratat e Safet dhe Behar Bajrit në gjyq gjatë seancës te Krimet e Renda, të cilët kanë mohuar akuzat e reja të ngritura nga prokuroria, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. “Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Ka marrë urdhër politik që të na mbajnë në burg. Janë akuza të sajuara dhe duan të na mbajnë në burg me çdo kusht. Mos na mbani pa të drejtë”, deklaruan në sallën e gjyqit dy kushërinjtë Behar e Safet Bajri. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe avokatët e tyre mbrojtës, të cilët thanë se do e apelojnë vendimin.

Avokati i Bajrajve Arbër Hoxha u shpreh se vendimi për masën e sigurisë është i paligjshëm, i mbështetur në prova të vjetra për të cilat masa u shua. E gjithë dosja, për atë do të jetë një flluskë sapuni. "Vendimi i gjykatës është një instrument ekstra procedural në kundërshtim të plotë. Nuk është rastësi pasi ditën kur kërkuam shuarjen e masave për katër të arrestuarit cakton katër masa të reja. Mund të them me bindje të plotë se dosja Bajri, është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di aq mirë sa ne dhe do të plasë sapo të gjykohet në themel.

Janë të njëjtat shkaqe për të cilat janë dhënën masat në shtator të 2018. Kjo po bëhet për të zgjatur sa më shumë hetimet. Të pandehurit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Argumenti është se masa e sigurisë arrest me burg e humbi efektin pas 14 muajve. Nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime, që janë vendosur që në themel në shtator 2018" tha ai.  

Përgjimet
Në dosjen e prokurorisë siguruar nga Report Tv rezulton se një tjetër shtetase për të cilën nuk ende një masë sigurie me inicialet Fjorela Gj., e cila mësohet se punon në Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërhynte për të bërë punësime fiktive në disa institucione të ndryshme. Sipas organit të akuzë, kjo shtetase ka mbajtur kontakte me personin nën hetim Behar Bajri si edhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Sirjan Alija ku në një nga bisedat i ka kërkuar që t'i fuste burrin e një shoqeje në punë dhe kunatën në shkollë farmacie në Tiranë.

Për këtë gjë ajo ka paguar një sasi lekësh që sipas prokurorisë në vlerë një milion, për të cilën personat, anëtarët e grupit Bajri kanë qenë të pakënaqur. Lekët që ia ka dhënë, sipas prokurorisë Fjorela Gj. i ka marrë borxh për t'i shlyer, Elona Gj. pasi nuk arriti ti punësonte burrin dhe kunatën.  Gjithashtu edhe një tjetër rast Fjorela Gj., ka ndërhyrë për marrjen e provimeve për një tjetër person (Dragana). Nga prilli i 2018 dhe në vijim Jorida Murati mbante kontakte të vazhdueshme, ishte ndërlidhësja mes kreut të grupit Behar Bajri që ndodhej në Holandë dhe anëtarëve. Në një rast rezulton se Murati kishte vetëm tre ditë që kishte shkuar në punë, por pagën e kishte marrë të plotë si infermiere.  

Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër ka deklaruar para prokurorit se i ka ardhur një shkresë nga drejtori i spitalit, Vilson Masmalaj për pranimin në punë të Jorida Muratit, që është paraqitur e prezantuar si banore e Tiranës dhe është caktuar si e re në sektorin e planifikimit. Po sipas saj nga dita e prezantimit Jorida nuk është paraqitur më dhe në lidhje me prezencën e saj, Florine Hoxha ka kontaktuar me shefin e shërbimit Senad Halluni, që përpos kërkesës së saj për sqaruar pozicionin e Joridës i ka thënë 'do ta bëjmë, do ia japim pagën, përgjegjësinë e mbaj unë'. Ndërkohë që kjo situatë ka vijuar edhe në muajt e tjerë, që ka marrë pagën pa u paraqitur në punë.

Komunikimi i avokatit të Bajrave për mediat

Për katër anëtarë të grupit Bajri dje u shua masa e sigurisë me burg për akuzat e ngritura nga prokuroria për operacionin e shtatorit të vitit të kaluar. Por duke qenë se prokuroria nuk arriti të mbyllte hetimet dhe të dërgonte dosjen në gjyq ngriti akuza të reja për gjobëvënie dhe ndikim të paligjshëm për punësime në spitalin e Shkodrës duke kërkuar sërish arrestimin e tyre, pra që të vijojnë të qëndrojnë në qeli duke bllokuar lirimin. Pak ditë më parë prokuroria në vijim të operacionit 'Oaz' kërkoi masat 'arrest me burg” për Behar Brajoviq, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin dhe Jorida Muratin që sot iu ndryshua masa e sigurisë. Sirjan Alijan është i shpallur në kërkim. Bajrat dhe personat e tjerë akuzohen se ushtruan presion dhe kërcënuan zyrtarët e spitalit të Shkodrës që të punësohej mikja e Behar Brajoviq, Jorida Murati, e cila merrte pagën pa shkuar në punë prej një viti. Gjithashtu ata akuzohen edhe për gjobëvënie. Jorida Murati gjatë hetimeve ka rezultuar se në prill të 2018  ka qenë tepër aktive duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhjen midis grupit kriminal me Behar Brajoviq, që e takonte rregullisht në Holandë kur ishte në paraburgim dhe informonte grupin në Shqipëri.

Masat arrest me burg;
Behar Brajoviq (Bajri), akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Safet Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Asmer Bilali, akuza; prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ismet Idrizi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest me burg në arrest shtëpie;
Jorida Murati
, akuza; vjedhje duke shpërdoruar detyrën, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest shtëpie detyrim paraqitje;
Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Mira Nikaj, përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim
Sirjan Alija akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrajnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 25/11/2019 19:07

    Pse shtyhen afatet e hetimit? U shtyn njehere 2 muaj. Ska kuptim zgjat e zgjat me i mbajt ne burg me zor

    Përgjigju
    • O shkodran: 26/11/2019 20:05

      Mbeshtetje politike kane te gjithe bandat se ndryshe sdo ekzistonin. Si bajret dhe kundershtart e tyre mbeshteten politikisht.por pa prova te forta askush ska te drejt me te denu. Un denohet robi se thjesht dyshohet. Se dhe une mund te dyshoj shume gjera per ty

    • Shkodrani: 26/11/2019 12:49

      Po keta jane te dyshuar per disa vepra te renda penale,si ajo e zhdukjes daje e nip ne dobraq,disa vrasje te ndodhura ne shkoder,gjobvenie,trafik,rrembim personi,perdhunime te shume e shume vajzave shkodrane,dhe prokurorija ka te drejte ti shtyeje edhe me teper.vetem per nje indicje si i dyshuar per vrasje te mban deri 3 vite ne paraburgim.kto bajret kane shume mbeshtetje politike se ndrysh do ishin kapur me kohe, qe kur shkembyen zjarr ne mes te shkodres ne 2016 ose kur hodhen bomben ne lagjen rus,po tash si dihen si ka shku puna e tyre ne krimet e remda rralle kush del i pafajshem,kundershtaret e tyre para ca vitesh u denuan per kikirik,per 5000 lek te vjetra ne muaj qe i paguanin me deshiren e vet tregtaret,dhe nuk i doli asnje deshmitar te fjithe mohuan se i kane kercenuar,mirpo u denuan te gjithe,njejte besoj do veprohet dhe me bajret edhe pse ndoshta skane prova te forta

  • miri: 25/11/2019 14:51

    te them te drejten keto bajrot kane bere shume deme ne shkoder disa nga ato dhe ne njeres qe nuk e kane merituar por ketu ne kete rast konkret behet fjale per menyren se si funksionon ligji ne shqiperi dhe se si nuk merrem parashysh afatet kohore te nje hetimi apo investigimi po ne baze te ligjit dhe kushtetutes se shqiperise .dhe me extremi eshte se te gjitha keto levizje behen veq me nje telefonate ne prokurori te anes kundershtare qe konkretisht eshte familja (lici) dhe njekohesisht politike kundershtare ( demokrat te flaket )qe ne pamundesi tia dale mbane me force arrijne te perdorin cdo mjet (intrige ,polici,spiundhek,telefonata anonime etj,etj ) vetem qe te mundohen te jetojne pak dite me shume duke e ditur dhe ato vete se fundi eshte shume afer .per te gjitha krimet e bera nga ato vete nje shprehje e vjeter thote se: (Zoti vonon por nuk harron).ditet e hedhjes se gurit dhe fshehjes se dores po mbarojne .do kisha deshire qe njerezit e mire ne shkoder te komentonin dhe te thonin ne se une kam te drejte apo jo .Faleminderit

    Përgjigju
    • Drejtsia: 25/12/2019 21:10

      Je krejt gabim shoku... krejt dakort me komentusin posht

    • Per mirin: 25/11/2019 16:38

      O je injorant ose nk ja ke hic idene per ca po flet.po ta tham dhe vare vath n'vesh Lict nk e rrujn per askend ne shkoder jo ma per kto magjyp,pijaneca e drogmena.masanej luften me shtet e fillunen bajret te paret dhe me spijunllece tu perdor gazetar etj etj ok.nese barjet denohen kane mundesi ti jetojn edhe do vite, ndrysh...

  • zani: 23/11/2019 17:08

    EDHE kriminele edhe kane pordhe...

    Përgjigju
    • O zanii: 23/11/2019 18:23

      E pse mos te kene?! Ne Shqipri te bejn pordh dhe me te lodhurit

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit