Bëhet pishman lideri çeçen Kadyrov, tërheq mbrapsht deklaratën për dorëheqje

Bëhet pishman lideri çeçen Kadyrov, tërheq mbrapsht deklaratën për dorëheqje

Ramzan Kadyrov

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, është tërhequr nga deklarata e tij e fundit, ku tha se po planifikon të marrë një pushim "të pacaktuar dhe të gjatë" nga posti i tij.

Kadyrov shkroi në Telegram vonë më 5 shtator se deklaratën që ai bëri dy ditë më parë për dorëheqjen e tij të mundshme, e kishte bërë "për të kontrolluar mendimin tuaj".

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.

Më 3 shtator, Kadyrov shkroi se pas 15 vjetësh si udhëheqës rajonal në Rusi "ka ardhur koha ime”. Sidoqoftë, në postimin e tij të fundit në Telegram, Kadyrov shkroi se mësoi se një politikan rus i paidentifikuar shërbeu si lider rajonal për 27 vjet, kështu që ai "vendosi ta mposht atë rekord".

Nën sundimin e tij, rajoni është akuzuar për shkelje masive të të drejtave të njeriut. Kadyrov në mars thuhet se udhëtoi për në Ukrainë, ku besohet se anëtarët grupit të tij luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria./REL

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit