BE-ja pa datë se kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano
Bashkimi Evropian ende nuk ka një datë se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel.
I pyetur se kur mund të ndodhë takimi i radhës, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano është shprehur se “puna e të dërguarit special për dialogun Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij po vazhdon dhe është një punë e ngjeshur. Sapo të kemi ndonjë datë për të shpallur për takimet e radhës ne do ta bëjmë këtë”.
Zëdhënësi i BE-së nuk ka dashur të komentojë as takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilin u diskutua rreth dialogut dhe situatës në Kosovë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rifilloi më 16 korrik dhe janë mbajtur disa takime në nivele të ndryshme, si në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ashtu edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.
Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime të reja, fillimisht për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe më pas nga refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.
Për të caktuar një datë të re për takimet i dërguari special i BE për dialogun para një jave vizitoi të dyja vendet aty ku edhe u takua me liderët kryesorë të vendeve. Por më shumë se ndikim pozitiv , deklaratat e tij për ndryshimin e Kushtetuta e Kosovës shkaktoi një valë të gjerë reagimesh në Kosovë./ Burimi REL
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.1%
-
Pak
8.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 746
Lajme të tjera
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Takimi në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë ndihmën për Ukrainën dhe masat ndaj Iranit
22 Prill, 16:56
-
Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit
22 Prill, 16:36
-
Zyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
22 Prill, 12:19
-
SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën
19 Prill, 13:47
-
BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet
19 Prill, 13:22
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28
-
Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë
18 Prill, 07:46
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje
15 Prill, 15:12
-
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor
15 Prill, 08:16