Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen

TIRANË-Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë nisur të largohen për shkak të presioneve të Sali Berishës. I ftuar në ‘Studio Live” në Report Tv, Bejko shprehet se ndaj tyre ka një presion shumë të madh duke i thënë “hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes”.

“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju”, tha Bejko.

Ai thotë se vetë nuk ka pasur presion, por bashkëpunëtorët e tij po.

“Bashkëpunëtorët e mi, janë nën terrorin e dhunës verbale të Berishës”, vijoi Bejko .

Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Bejko ka zbuluar edhe disa “të pathëna” nga mbledhja e stërzgjatur e Kryesisë ku u konfirmua kandidatura e tij për Tiranën në 14 maj. Ai tha se nëse nuk do e pranonte propozimin, Enkelejd Alibeajt do jepte dorëheqjen dhe se “vula rrezikonte” t’i kalonte Sali Berishës.

“Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës”, shtoi ai.

Bejko zbulon edhe propozimin e tij për 2 nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, që të kishin një “primare” me njëri-tjetrin dhe kush dilte i fituar të ishte kandidat i PD-së zyrtare për kryeqytetin në 14 maj. Mirëpo, shprehet se një propozim i tillë, nuk gjeti dakordësinë e asnjërit.

“Njëra që e donte vetëm këshillat Bashkiak dhe tjetra që të hyhej në zgjedhje me të gjithë kandidatët. Mirëpo, meqë PD më shumë se një vit ka një sulm prej Berishës, një dhunë verbale dhe fizike që 8 janar, fjalori i ashpër i Berishës, gjuha pret më shumë se vetë plumbi apo guri. Në këto kushte erdhi propozimi im, unë i kërkova që një nga drejtuesit e lartë, Tabaku apo Bardhi të bënin një sakrificë dhe të futeshin në garë për bashkinë e Tiranës, fakti që dorëhiqesh tregon që e ke seriozisht kauzën dhe ngroh entuiziazmin. Ata nuk pranuan, preferuan që të mbajnë detyrat e tyre dhe patën qëndrime krejt ndryshe nga kryesia, njëri thonte kandidat për bashki në zona të pjesshme, ku mendohet se do fitonim, nga ana tjetër ishte Tabaku dhe disa deputet të tjerë që të futemi vetëm me Këshillat”, shtoi Bejko në Report Tv.

Vendimi për të mos dalë me asnjë kandidat për kryetar Bashkie, Bejko thotë se do të ishte një asimilim i Partisë Demorkatike, prandaj tha se mori përsipër një detyrë të tillë, pasi nuk mund të pranonte që kjo forcë politike ku ai ka dhënë shumë kontribut, të kishte këtë fat tragjik.

"Jam kundër, nëse futesh vetëm me Këshillat, t’i asimilon partinë, se nuk ka një udhëheqësh, që të organizojë fushatën dhe të mbledhë votat dhe kështu, duhet një dikush ta udhëheq fushatë, meraku është rezultati në fund, por ne nuk jemi për rezultatin në fund, nuk jemi ndarë me palën tjetër ish PD për çështje rezultati, ne jemi në pozicion mbrojtës që PD të mos mbetet në duar Non Grata. Të thuash Berisha do na anatemojë pas humbjes? Ca kuptimi ka? Dhe andej dhe këtej, ta kemi mirë me amerikanët dhe pastaj jemi dhe me Berishën, kjo nuk shkon. Nëse do ishte futur logoja e PD, do konkurronin 4 flamuj të majtë, Rama, koalicioni i Ilir Metës, do ishte Arlind Qori, një parti e majtë dhe Endri Shabani, nisma Thurje, ky është thelbi i konfliktit”, shtoi Bejko.

Fakti që është një gjirokastrit në garë për Tiranën nuk e sheh aspak si një disfavor. Ai solli disa shembuj si Rishi Sunak në Britani e Madhe një indian si kryeministër apo modele të tjera në shtete të tjera në botë.

“Berisha i bie që të mbaronte universiteti dhe të shkonte në fshat, edhe Nardi të hapte një servis makinash në fshatin e tij, unë kam 18 vjet në Tiranë, banoj këtu dhe jam pedagog këtu, kam qenë drejtues i lartë në Ministri të Brendshme, themelues i shkollës ASPA, drejtor i pushteti vendor dhe i integrimit, pastaj shkova nga Ministria e Jashtme pedagog. Dhashë dorëheqjen se ishte një kaos total. Britania e Madhe e ka kryeministrin jo anglez, SHBA vendosi një president me ngjyrë, në Skoci po ashtu dhe ta kesh këtë mentalitet tregon se je shumë i vjetër, Tirana është kosmopolite dhe të drejtën e ka kushdo. Do kullosja lopët në Lazarat? Unë mbarova shkollën për të dhënë kontribut këtu”, deklaroi Bejko.

Në fund, thotë se garën e ka me Erion Veliaj nga PS, teksa thotë se me Belind Këlliçin ka qenë brenda një Partie Demokratike, por është Sali Berisha ai që i ndai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau

 

Roland Bejko ka folur për garën për Tiranën, duke thënë se me Belind Këlliçin nuk ka asgjë personale. Fajin për ndarjen e tyre, ia vë Sali Berishës, e ndërsa kritika ka pasur edhe për punën e Erion Veliajt.

“Me Këlliçin nuk kam asnjë lloj problem, erdhi Berisha na ndau në 2 pjesë, ne kemi qenë Brenda PD. Veliaj ka konsmumin e tij të madh, është një kryetar Bashkie që ka pasur si motiv kryesor fasadën, i imazhit spektaklit dhe kemi një Tiranë, të pabanueshme me ndotjen. Nuk jam i kryetarëve, po llogaridhënien e kam të qytetarët”, tha Bejko.

Ora 19:02
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi

 

Roland Bejko është shprehur se fakti që Sali Berisha, falënderoi për tërheqjen nga gara të Sabah Shetës, kandidati për kryetar Bashkie i Krujës është tregues se ai fshihet pas këtyre tërheqjeve.

“Berisha tha se falenderoj Sabah Shetën për tërheqjen, kjo tregon se është vepër e Berishës, mendoj që ata duhet të rezistonin. Përgjegjësinë e ndarjes e ka vetëm Berisha, ai e mban konfliktin gjallë, ta dinë mirë që po qe se shkrihet PD zyrtare dhe kalon te Foltorja e gjitha do jetë Non Grata dhe do jenë duke ngrënë bar”, tha Bejko.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 31/03/2023 10:50

    Po ik se kemlujt mendsh fare kush te llogarit ty apo ate antikapatin Alibeajn

    Përgjigju
  • Partia: 30/03/2023 21:04

    Në 1 orë intervistë, foli 59 min për Berishën dhe 1 minutë për kundërshtarin Veliaj.

    Përgjigju
  • beni: 30/03/2023 20:32

    po kush jane bashkewpunetoeet e tu ore rolandi

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/03/2023 19:45

    Tirana, ka duruar dhe mbijetuar bukèshkalè dhe vrasès si Sali Berisha, qè zbritèn nga mali me valixhe druri, dhe u shesin karshillèk qytetarève sot, me milionat e vjedhura. z.Bejko. Kam respekt pèr guximin, qartèsinè e mendimit dhe ndjenjèn e pèrgjegjèsisè qè tregoni. Ata qytetarè tè Tiranès qè kanè mbetur kètu dhe akoma nuk kanè humbur çdo shpresè tek klasa politike dhe sidomos tek ajo sigla e partisè suaj qè nè Tiranè èshtè sinonim pèr barbarizèm urban, terror i provincès ndaj qytetarisè dhe kioskizim tè bulevardit,shoqèruar me rrènimin e gjithçkaje kulturore,,mbase do dinè dhe ndjejnè tu ndajnè juve si person nga bèmat e "partisè" suaj.

    Përgjigju
    • haha: 30/03/2023 20:33

      o gjergji po ku je more trim, a ta coi fuga kete mesazhin dhe be en koyt paste ketu

    • Klsh: 30/03/2023 20:19

      O aktivist ka 10 vjet në qeveri ky i gjati prap Saliu e ka fajin? Jeni bërë si estrada e Ballshit

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?



×

Lajmi i fundit

ZYRTARE/ Tjetër shqiptar në ekip, Bayern Munich firmos me sulmuesin

ZYRTARE/ Tjetër shqiptar në ekip, Bayern Munich firmos me sulmuesin