'Bejruti qytet fantazmë'! Shkak shpërthimi i mbi 2 mijë ton nitrat amoni në depo që mbahej fshehur për 6 vite! 135 viktima mbi 5 mijë të plagosur

LIBAN- Koronavirusi është problemi më i vogël! Njerëzit kanë dalë të gjithë në rrugë, shtëpia nuk është më e sigurt...spitalet janë të mbushura plot, nën rrënojat e ndërtesave ka trupa të pajetë si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së martës në Bejrut.

Libani është në zi! Deri më tani janë konfirmuar 135 viktima dhe mbi 5000 të plagosur, teksa bilanci pritet të rritet. I gjithë qyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, që shumëkush e mendoi se ishte një tërmet, por më pas një re e madhe tymi në formën e një kërpudhe pushtoi të gjithë vendin! Presidenti i vendit, Michel Aoun tha se shkak është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoni që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite me radhë! Kjo sasi ishte shkarkuar nga një anije në port në vitin 2013 dhe më pas ishte ruajtur në një depo. Fillimisht u raportua se ishte një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një krim njerëzor, për të cilët autoritet kanë paralajmëruar se fajtorët do të mbajnë përgjegjësi.

Kreu i shtetit ka thirrur me urgjencë në një takim kapibetin qeveritar, teksa ka bërë të ditur se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë, teksa duke filluar nga sot deri të premten, 3 ditë Libani do të jetë në zi. Një fond prej 66 milion dollarë nga fondi i emergjencave është lëvruar për përballimi e kësaj situate, ky i gjithë qyteti është i shkatërruar. "Është një katastrofë e madhe. Ka viktma kudo në rrugë", tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani. Ekipet e kërkim- shpëtimit vijojnë operacionin për kërkimin e trupave të pajetë, teksa pritet që bilanci të jetë edhe më tragjik.

Ky shpërthim vjen në një kohë të vështirë për Libanin, i cili e thellon edhe më tepër krizën ekonomike, që nga nisur që nga lufta e klasave, por edhe si pasojë e COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Nusja e veshur me të bardha kalon tmerrin në momentin e shpërthimit në Bejrut

Shpërthimi në Bejrut të Libanit mori përpara çfarë gjeti duke mos treguar asnjë keqardhje. Pak sekonda para shpërthimit, një nuse gjatë setit fotografik të dasmës nga momente gëzimi e buzëqeshur, kalon tmerrin. Në video, të filmuar nga Mahmoud Nakib, nusja më pas ikën nga vendi me të gjithë personat që ndodheshin me të.

Ora 18:05
113 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur, presidenti Libanez: Të gjithë përgjegjësit arrest shtëpie

Nuk mund ta përshkruajë asgjë, tmerrin që ka kaluar Bejruti natën e kaluar, kështu është shprehur presidenti libanez Michel Aoun, i cili ka siguruar qytetarët se ngjarja do të hetohet dhe fajtorët do të marrin ndëshkimin e duhur. Të paktën 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pasditen e së martës. Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan  me orë të tëra nën rrënoja dhe hetuesit  theksuan se neglizhenca  ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha me të cilat është përballur vendi. 

Më shumë se 4,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit në portin e Bejrutit dhe 300 000 mijë banorë  mbetën të pastrehë  pasi flakët shkatërruan fasadat e ndërtesave. Presidenti  i vendit Michel Aoun tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoni  të mbajtur në mënyrë të pasigurt në një depo. Aoun deklaroi tre ditë zie për vendin  dhe theksoi se asgjë nuk mund ta përshkruante tmerrin që ka kaluar Bejruti natën e kaluar.

Në mesazhin e tij, përpara mbledhjes me kabinetin,  ai theksoi se qeveria ishte "e vendosur të hetojë atë që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur, për të gjetur përgjegjësit dhe personat e papërgjegjshëm në këtë situatë. Ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga "Reuters" është urdhëruar arresti shtëpiak për të gjithë zyrtarët të përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.  

Ora 17:23
Bejrut/ Fotoja bën xhiron e rrjetit, kjo heroinë shpëtoi tre foshnja! Fotografi: Nuk kam parë asgjë të ngjashme

Shpërthimi i fuqishëm në Liban ka lënë të vdekur rreth 100 persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Bejruti, kryeqyteti libanez ka mbetur i shkatërruar nga shpërthimi i kimikateve. Në mediat e huaja janë publikuar shumë foto prekëse të fëmijëve dhe personave të plagosur që enden dyerve të spitaleve të tejmbushura. Një foto e shkrepur nga fotografi Bilal Jawich, ku një infermiere po mban një foshnje të dëmtuar nga shpërthimi ka bërë xhiron e rrjetit.

"Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra... Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me këtë të sotmen, sidomos para spitalit "Al Roum". Kjo heroinë i mbajti foshnjat brenda spitalit, pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar me dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur", ka shkruar fotografi në rrjetet sociale.

Ora 17:05
Anija që shkatërroi Bejrutin i përket një biznesmeni rus, autoritetet libaneze u paralajmëruan për rrezikun e kimikateve

Autoritetet libaneze u paralajmëruan vazhdimisht për rrezikun e kimikateve të rrezikshme që gjendeshin në Bejrut.

Presidenti Michel Aoun tha sot se 2,750 ton nitrat amoniumi, të përdorur për bomba, ishin ruajtur në port pa masa sigurie pasi të ishin bllokuara.

Mediat e huaja kanë shkruar se furnizimi i madh i nitratit të amonit që shpërtheu ditën e djeshme, më 4 gusht në një depo në  portin e Bejrutit, u shkarkua atje vite më parë nga një anije mallrash nga pronari i saj rus, biznesmeni Igor Grechushkin. 

Aoun tha se do të fillojë një hetim dhe zotohet se ata që janë përgjegjës do të përballen me 'ndëshkim të ashpër' për shpërthimin që shkatërroi kryeqytetin libanez.

Një burim zyrtar i njohur, pas hetimeve paraprake hodhi akuza për pakujdesi. Qytetarët libanezë e drejtuan zemërimin ndaj politikanëve që për dekada qeverisën në mënyrë të keqe duke e futur kombin në krizë financiare.

Shpërthimi që mendohet se është ndezur pasi një saldator shkaktoi një zjarr në port, ka vrarë më shumë se 100 njerëz dhe ka plagosur mijëra të tjerë, ndërsa ka lënë 300,000 njerëz të prekur.

Zyrtarët doganorë u kanë kërkuar autoriteteve që të zhvendosnin substancën e rrezikshme nga Bejruti për shkak të rrezikut që ata besojnë se ajo i paraqiste qytetit për t'iu dhënë ushtrisë, apo t'i jepej një kompanie eksplozive.

'Ne kërkuam që të rieksportohej por kjo nuk ndodhi. Ne ia lëmë ekspertëve dhe atyre që janë të interesuar të përcaktojnë pse ndodhi ngjarja", tha një zyrtar i doganave.

Një burim tjetër afër një punonjësi të portit tha se një ekip që inspektoi nitratin e amoniumit gjashtë muaj më parë paralajmëroi se nëse nuk lëvizet do të 'hidhte në erë të gjithë Bejrutin'.

Barra e rrezikshme ishte braktisur nga biznesmeni rus Igor Grechushkin, në shtator të vitit  2013 përpara se të transferohej përfundimisht dhe të ruhej në port për gjashtë vjet.

Kryeministri Hassan Diab u zotua se përgjegjësit do të "paguajnë çmimin" pasi ai deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore për t'u marrë me krizën, duke u bërë thirrje të gjithë liderëve botërorë dhe 'miqve të Libanit' të dhurojnë ndihmë për vendin, duke shtuar: "Ne po dëshmojnë një katastrofë të vërtetë."

Materiali ishte ruajtur pa masa  sigurie. Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port për shkak të problemeve teknike.

Mediat e huaja shkruajnë se “MV Rhosus” po transportonte nitrat amoniumin  nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte pasur probleme teknike, që e detyruan atë të ndalet në Bejrut. Por raportimet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë se “MV Rhosus” mbante flamurin e Moldavisë kur mbërriti në Bejrut.

Boris Prokoshev, i cili ishte kapiten i “MV Rhosus” në atë kohë, konfirmoi në një intervistë të 5 gushtit për RFE/RL se anija kishte qenë në pronësi të Grechushkin në 2013.

Prokoshev konfirmoi gjithashtu raportet që anija kishte transportuar nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi të Tbilisi në Mozambik kur shfaqi probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Beirut. Prokoshev tha gjithashtu për RFE / RL se “MV Rhosus” ishte një anije shumë e vjetër që u mbyt dy ose tre vjet më parë sepse askush nuk po e kujdesej për anijen.

As biznesmeni dhe familja e tij nuk kanë komentuar deri më tani për shpërthimin e tmerrshëm në Bejrut, as versionin e tyre për fatin e ngarkesave.

Paralajmërimi i parë në lidhje me rrezikun e mundshëm të kimikateve të depozituara në port erdhi më 27 qershor 2014 nga drejtori i atëhershëm i Doganave Libaneze Shafik Merhi, siç raportohet nga Al-Jazeera./ Përkthyer nga Dailymail

Ora 17:03
Foto nga sateliti/ Porti në Bejrut para shpërthimit tragjik e tashmë i kthyer në gërmadhë

1596639450_LIBAN.jpg

Një foto nga sateliti tregon qartë se sa i madh është dëmi i shkaktuar në Bejrut, pas shpërthimit të depos që mbante mbi 2 mijë ton nitrat amoni, i krahasuar me shpërthimin e Cernobilit. Para shpërthimit çdo gjë ishte e organizuar, por pas tragjedisë i gjithë porti është kthyer në gërmadhë.

Ora 16:12
Shpërthimi në Bejrut, Papa Françesku: Të lutemi për Libanin që të përballojë këtë moment tragjik

1596636833_ppa.JPG

Pas shpërthimit të madh në Bejrut dhe dhjetëra të vdekurve, Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve të luten për Libanin.

“Dje në Bejrut, afër portit, pati shpërthime masive duke shkaktuar dhjetëra vdekje, duke plagosur mijëra dhe duke shkaktuar shkatërrim serioz. Le të lutemi për viktimat, për familjet e tyre dhe le të lutemi për Libanin, në mënyrë që, përmes përkushtimit të të gjithë elementëve të tij shoqërorë, politikë dhe fetarë, të përballojë këtë moment jashtëzakonisht tragjik dhe të dhimbshëm dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të kapërcejë krizën e rëndë që po përjeton“, tha Papa.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpata: 05/08/2020 11:46

    Shikoni Tiranen dhe qytet tona qe jane bere Bejrut ka 30 vjet! Bombolla plasin çdo jave ne shqiperi! Prit kur te plasin çisternot e gazit te restoranteve!!

    Përgjigju
  • Azotiku jone: 05/08/2020 10:32

    Duhet nxjere mesime dhe te behet nji kontroll ne Azotik ne Fier. Jane edhe aty disa depozita ne formen e sferave te betonit dhe thone qe kane amoniak nen presion a dicka te tille, qe ka rrezok shperthimi. Ato duket se jane harruar aty ne azotik, nen kontrollin e askujt.

    Përgjigju
  • F-35: 05/08/2020 09:51

    Pertej teorive konspirative, nisur nga gjeopolitika e rajonit; por edhe situata politike, ekonomike dhe e sigurise ne Liban, me shume mundesi ky eshte nja akt sabotazhi e terrorist. Nderkohe populli i thjeshte ne Bejrut po vuan pasojat e tmerrshme te ketij shperthimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës