Bektashinjtë festojnë Sulltan
Nevruzin, urime nga politika

Bektashinjtë festojnë Sulltan<br />Nevruzin, urime nga politika
Sot besimtarët bektashinj në mbarë botën festojnë Sulltan Nevruzin.

Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.  

Ai ka njoftuar se aktivitetet me rastin e kësaj dite do të zgjasin dhe ka ftuar besimtarët për të ndarë bashkë gëzimet dhe emocionet e këtyre veprimtarive.

Urimeve për Sulltan Nevruzin i janë bashkuar edhe politikanët. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në kremtimet e festës tradicionale të Sulltan Novruzit në Teqenë e Baba Aliut, në Ali Postivan të Përmetit, duke uruar përzemërisht këtë ditë të shenjtë të besimtarëve bektashinj.

Me këtë rast Presidenti i Republikës dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” klerikun dhe udhëheqësin e shquar shpirtëror të bektashinjve, Baba Hekuran Nikollari me motivacionin: “Për kontributin e rëndësishëm në ringritjen, ruajtjen dhe përhapjen e besimit bektashian. Me vullnetin e Zotit si dhe talentin e përkushtimin e tij u ka ofruar besimtarëve bektashianë paqen fetare, dorën e ngrohtë, karakterin atdhetar, dashurinë hyjnore si edhe shpresë e besim tek mendimi filozofik që përfaqëson”. 

"Sot ne festojmë ditën më të rëndësishme të besimit bektashian, ditën e ringjalljes dhe shpresës dhe të gjithë ne lutemi për një të ardhme më të mirë për veten tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, por ne lutemi për një të ardhme më të mirë edhe për të gjithë shqiptarët", u shpreh Nishani.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në familjen e ish-kreut të bektashinjve, Baba Reshat Bardhi, nga ku përcolli urime për festën. 

Kreu i Kuvendit ishte i pari që iu bashkua festimeve te selia e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. Meta theksoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si vlerë e shtuar për vendin. 

“Mirënjohës për etërit e bektashinjve, që nga koha kur u hodhën themelet e asaj se ç’ka qenë dhe ç’do të behet Shqipëria. Duke festuar sot e shohim këtë festë si simbol i bashkëjetesës fetare, një vlerë e madhe e vendit tonë. Lutem për më shumë bashkëjetesë, harmoni dhe dashuri”, tha Meta.



Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, bektashinjtë për festën, përmes një statusi në rrjetin social Faceook. 

Nga Uashingtoni, atje ku po zhvillon dhe një vizitë zyrtare, lideri i opozitës ka uruar besimtarët me shpresën për mundësi të reja.

Gëzuar Sulltan Novruzin! Mirë se vjen ditë e re. Mirë se vjen vit i ri me shpresë e mundësi të reja. Paqe e lumturi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha në Facebook. 

VIDEO/Në Kryegjyshatën Bektashie në Tiranë festohet Sulltan Novruzi


Çfarë është festa e Sulltan Nevruzit?
Dita e Novruzit apo e quajtur ndryshe edhe dita e Sulltan Novruzit e ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

"Nevruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes