Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk

Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk

Fredi Beleri dhe Fidias Panayiotou

Eurodeputeti Fredi Beleri është vendosur në qendër të polemikave në Parlamentin Europian pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm, "Mburoja për Demokracinë Evropiane".

Gjithçka nisi kur eurodeputeti i Demokracisë së Re nga Himara doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Phidias Panayiotou me argumentin se “ai është grek”.

Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.

Po ashtu kundër Belerit u rreshtua edhe kolegia e tij nga Demokracia e Re Elise Vozeberg, e cila është edhe kryetare e grupit të deputetëve të Micotaqis në Parlamentin

Europian dhe njëherësh, kryetare e Komitetit të Transportit dhe Turizmit gjithashtu e "zbrazi" atë. Ajo sqaroi në një postim se propozimi i Belerit ishte një zgjedhje personale "dhe nuk përshtatet me linjën politike të Eurogrupit të Demokracisë së Re".

Sipas mediave greke, Beleri nuk e ka njoftuar kryetaren e eurodeputetëve të Demokracisë së Re, Eliza Vozeberg, e cila ka marrë informacion nga kreu i eurodeputetëve të DISY qipriot, Loukas Fourlas.

Nga ana e tij, Beleri e justifikoi veprimin e tij duke thënë se ishte një zgjedhje personale që bazohej vetëm në "origjinën greke" të Fidias Panagiotou.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zv/presidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, tha Beleri në një postim në platformën ‘X’.

Po ashtu për këtë pozicion specifik kishte reaguar edhe pronari miliarder i ‘X’-it, Elon Musk ndërhyri duke kërkuar që të votohet Fidias sepse “është i zgjuar, i palëkundur dhe kujdeset  për njerëzit”, citon Prothotema.gr.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/02/2025 05:06

    T'a gezoni hidraulikun!

    Përgjigju
    • Luka: 06/02/2025 07:37

      Mjaft t'ia shikosh surratin dhe e kupton se çfare soji eshte. Mjaft te kujtosh se kush e kandidoi ne Himare dhe t'i kthesh kurrizin. Zoti na ruajt nga ky frymor.

  • Sondazhi i ditës: 8 Shkurt, 14:29

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Balla dhe Kushi takime me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf: Diaspora kontribut në ekonominë e vendit, do ketë përfaqësuesit e vet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Balla dhe Kushi takime me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf: Diaspora kontribut në ekonominë e vendit, do ketë përfaqësuesit e vet