Belgjika në sulm, nuk ndryshon stil loje ndaj Brazilit

Belgjika në sulm, nuk ndryshon stil loje ndaj Brazilit

Skudra e Belgjikës

Brazil- Belgjikë është sfida e çerekfinaleve që premton spektakël por trajneri i “djajvetë kuq” spanjolli Roberto Martinez nuk mendon të ndryshojë sistemin e lojës pavarësisht se përballë kanë 5 herë kampionët e Botës.

Nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit pasi ne jemi një ekip sulmues. Brazili dhe ne jemi të ndërtuar për të sulmuar , shënuar dhe fituar. Të dyja ekipet duan ta mbajnë topin por e rëndësishme është se çfarë do bëjë secili ekip në momentin që ka topin në zotërim”. Tekniku spanjoll sheh Brazilin favorit:” Brazili është skuadra favorite për të fituar titullin e kampionit pasi formacioni i tyre ka një ekuilibër fantastic. Ata mund të luajnë me tre ose katër sulmues.

Martinez

Në të njëjtën linjë me trajnerin është edhe kapiteni Vincent Kompany i cili zbulon se Belgjika nuk do ta ndryshojë aspak stilin e lojës kur të përballet me Seleçaon:

Në aspektin individual Brazili është skuadra më e fortë e Kupës së Botës por ka gjithmonë një mënyrë për ta goditur edhe një skuadër të tillë. Për ne nuk ndryshon asgjë, filozofia jonë mbetet e njëjtë edhe kundër Brazilit. Nëse luajmë në mënyrë individuale humbasim , nëse luajmë si kolektiv mund t’ia dalim”

Shprehet kapiteni i skuadrës

Çerekfinalja Brazil-Belgjikë luhet në Kazan Arena të premten në orën 20:00 dhe do të arbitrohet nga serbi Milorad Mazic. Ndërsa skuadrat janë të shqetësuara për gjëndjen e terrenit të lojës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet