Belgjikë, helmohen 118 nxënës nga salmonella

Belgjikë, helmohen 118 nxënës nga salmonella

Foto ilustruese

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në zonën flamanë të Belgjikës, ku rreth 118 nxënës nga 37 shkolla janë infektuar me bakterien salmonella. Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimit (AFSCA) thotë se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë për shpërndarjen e ushqimit.

Ata konfirmuan se fëmijët kishin ngrënë lazanja, e cila rezultoi të ishte e infektuar me salmonellë. Pronari i kompanisë Herve Vervaeck deklaroi se kompania punon që nga viti 1974 dhe se për herë të parë përballen me një situatë të tillë.

Jemi të vetëdijshëm së ky është një rast i madh. Shpresoj se problemi do të zgjidhet në afatin më të shpejtë kohor. U kërkojmë ndjesë familjeve dhe fëmijëve.

Kompania

Kompania ka shpërndarë ushqime për fëmijët në 120 shkolla, prej të cilave 30 janë parashkollore. Kryesisht njerëzit e infektuar me salmonellë kanë simptoma si: diarre, ethe dhe dhimbje stomak

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia