Bella Hadid shpallet zyrtarisht gruaja më e bukur në botë

Bella Hadid shpallet zyrtarisht gruaja më e bukur në botë

Bella Hadid

Bella Hadid është shpallur zyrtarisht gruaja më e bukur në botë.

Supermodelja la pas motrën e saj, Gigi Hadid,  Beyonce, Cara Delevingne dhe Katy Perry.

Sipas këtij raporti të bazuar nga mënyra e grekëve të lashtë duke përdorur matematikën, 23-vjeçarja tregoi përshtatje prej 94,35%, nga 100% forma perfekte e fytyrës.

Duke u bazuar në mjekër, pozicionin e syve apo formën e ballit, Beyonce u rendit e dyta në listë, më pas përpara Amber Heard, Ariana Grande dhe Taylor Sëift.

" Ishte e qartë që Bella Hadid do të fitonte, pasi të gjitha elementët e fytyrës u matën me  përsosmëri. Mjekra e saj kishte një rezultat prej 99.7 përqind, është vetëm 0.3 përqind larg nga të qenit forma e përsosur”, është shprehur  Dr Julian De Silva, drejtoreshë e  Qendrës së  Kirurgjisë Kozmetike dhe Plastike të Avancuar të Fytyrës.

Bella gjithashtu u rendit e dyta pas Scarlett Johansson për pozicionimin e syve të saj, kurse Beyonce rezultoi  99.6% për formën e fytyrës.

Këto teknika të reja të hartës së kompjuterave na lejojnë të zgjidhim disa nga misteret e asaj që cfarë ë bën dikë të bukur fizikisht dhe teknologjia është e dobishme kur planifikon operacionin e pacientëve” , ka thënë De Silva.

Pas këtij studimi, kuptimi i emrit të saj me pamjen është totalisht i përshtatshëm.

Flitet se Bella ishte rikthyer me ish të dashurin e saj The Weekend, por ajo ëhstë parë e afërt me Abel Tesfaye gjatë ditëlindjes së saj.

Bella Hadid

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 17/10/2019 13:51

    Cfare eshte kjo deputete shqiptare?Se vetem ato jane super star.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë