Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV

Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV

Postimi i Belind Këlliçit

Pseudopolitikani më groteskt i opozitës, Belind Këlliçi, i cili shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së, duke humbur në Tiranë me 60 mijë vota përballë Erion Velaijt, vijon aventurat SHBA si Fatmir Mediu, i cili nuk lë njeri pa kapur për krahu për të dalë në foto në rrugët e New York-ut. Pasi piu një kafe në një mejhane në New Jersey me 10 vetë, duke e paraqitur si takim të zjarrtë me Diasporën, Belo Ezmeri vijon lobimin për t’i hequr nongratën Sali Berishës, deri kur ky i fundit të shpallë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në këtë kuadër, Belo ka parë sot nga larg presidentin Trump duke vallëzuar.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale. Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin. Zoti e bekoftë Amerikën!”, shkruan Belo.

Ndërkaq, Fatmir Mediu  ishte i pari nga Shqipëria, që fluturoi drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president. Por, normalisht, si të gjithë njerëzit që s’kanë ndonjë peshë, ai e ka ndjekur inagurimin nga televizori, duke pritur jashtë “Capitol Arena” për orë të tëra në të ftohtë. Ai tha se nuk kishte gjetur dot ftesë për të qenë brenda, madje një miku i vet që ia kishte kërkuar si nder këtë gjë, i tha se ai nuk kishte mundur dot të gjente ftesë për gruan e tij, jo më për Mediun. (Prapaskena)

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 22/01/2025 08:26

    Sa gje e trashe qe eshte, ne surrat e ne shkrim! Per te theksuar faktin e rreme se me te vertete ka qene pjese e mbremjes, ka shtuar edhe emrat e grave te burrave, medemek se une e njoh mire ate pune...kurse Mediu per te justifikuar faktin qe nuk ishte ne inaugurimin e Trump, permend perseri nje grua, gruaja e mikut, medemek se nuk ishte pjese e inaugurimit ngaqe miku i Mediut nuk kishte gjetur ftese as per gruan e vet. Dhe keto lajme vazhdojne e i shesin si "te rendesishme" a thua se shqiptaret nuk informohen, nuk lexojne, nuk interesohen, nuk kuptojne...ndryshoni drejtim per vete tashme, se jeni bere per azil mendor!!!

    Përgjigju
  • One: 22/01/2025 08:02

    Me shume se per subjektin ky shkrim tregon shume per autorin dhe gazeten qe lejon keto etiketime

    Përgjigju
  • Dypikzero: 22/01/2025 05:41

    Bravo dmth ju si gazete promovoni rracizmin se gje tjeter nuk ju ka mbetur.

    Përgjigju
  • Magjyp: 21/01/2025 20:35

    Cfar fetyre maxhypit ka ky obobo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Ndryshim oraresh, java e 26-të e Superligës fillon të premte! Partizani dhe Vllaznia në shtëpi

Ndryshim oraresh, java e 26-të e Superligës fillon të premte! Partizani dhe Vllaznia në shtëpi