Belshi fiton çmim në Berlin ‘destinacion i gjelbër’! Qyteza me 85 liqene karstikë u vizitua nga 200 mijë turistë të huaj

BELSH- Qyteti i vogël i Belshit fitoi në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota. Ky çmim i hap rrugë çertifikimit si i pari destinacion i gjelbër në Shqipëri. Përpos vendasve, Belshi ka ngjallur dhe interesin e të huajve. Ne takuam dy filipines që shprehen të impresionuar me natyrën.

"Është hera e parë që ne vijmë në Shqipëri dhe jemi shumë të interesuar të shohim bukuritë natyrore, ndaj zgjodhëm Belshin. Do ua sugjeroja dhe të tjerëve, pasi natyra këtu është mbresëlënëse" thotë një turist.

'Njerëzit janë shumë dashamirës.Këtu më pëlqen shumë natyra. Mund të shikosh liqenin dhe në të njëjtën kohë dhe malet. Diçka interesante janë gabinat që kanë investuar këtu" thotë një turist tjetër.

I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari, i cili ka nisur të zbulohet vitet e fundit. Zona po shkon drejt zhvillimit të agroturizmit, ndërsa pikë e fortë sipas atyre që i kanë dhënë jetë këtij sektori është ushqimi bio, mikpritja dhe çmimet konkuruese.

Vlerësimi në panairin ndërkombëtar ku morën pjesë shtete të ndryshme e vendos pushtetin lokal përballë një përgjegjësie të shtuar. Kryebashkiaku Arif Tafani zbulon projektet ambicioze.

Startegjia jonë është të shpërndahemi nga qyteza e të ndërtojmë dicka ndryshe në cdo liqen. Së shpejti nisim ndërtimin e shtegut turistik 12 km për çiklistët që lidh rreth 10 liqene. Jemi  në rrugën drejt çertifikimit e për dy vitet e ardhshme pritet të çertifikohet si qyteti i parë në Shqipëri për destinacionin e gjelbër” tha Tafani.

Vitin e shkuar Belshi u vizitua nga afro 200 mijë turistë të huaj dhe vendas. Ata joshen jo vetëm nga bukuritë natyrore që Belshi zotëron, por edhe nga trashëgimia e pasur historike dhe kulturore, ku përmendim Kalanë e Gradishtës dhe statujën e Perëndeshës Afërditë.

 

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor