Belshi i bukur turistik, Rama: Thesari i fshehur, zhvillimi në agroturizëm dhe bujtina për pushuesit

Nga një ferr braktisjeje, në Belsh ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm. Kryeministri Edi Rama tha sot se “Belshi është kthyer në një destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët”.

“Mirëmëngjes dhe me Belshin e kthyer nga një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, në një destinacion turistik ku hapen në vijimësi bujtina e shërbime të reja për turistët dhe përveç punës tradicionale në bujqësi, ku prodhimi rritet çdo vit, ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Rilindja urbane në Belsh ka ndryshuar tërësisht qendrën e qytetit, duke përfshirë këtu rikonstruksionin e sheshit qendror të qytetit, hapësira të gjelbra, ndriçimin, sistemimin e bregut të liqenit në zonën e qendrës, krijimin e një amfiteatri në trajtën e forumit qytetar, shatërvanë, rikonstruksionin e fasadave përreth sheshit të qendrës, ndërtimin e një moli turistik si dhe skulptura arkitektonike në shesh. I njohur si qyteti i 85 liqeneve karstike, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinion: 13/08/2020 00:54

    Mbillni ca pemë mesdhetare aty rrotull

    Përgjigju
  • Bujari: 12/08/2020 14:53

    Ne keto zona te ngrihet nje fare industrie, punesimi dhe gjithekush do te linte qendrat e medha dhe te jetonte ne kete ajer te paster. Ketu ka mundesi fantastike per ti mbajtur banoret te lidhur pas vendit te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale