Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj

Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj

Enkelejd Alibeaj

Mbledhja e fundit e Partisë Demokratike (legale) ka përballur problematikën e madhe dhe me shumë të panjohura të përfaqësimit të tyre të rrudhur. Kanë qenë diskutimet e parlamentarëve dhe anëtarëve të ndryshëm, që kanë treguar një realitet që tashmë është i dukshëm, daljen e kësaj force në zgjedhjet e 14 Majit me një formë hibride, sepse e tillë është sot Partia Demokratike (legale).

Ajo ka diskutuar tre variante për zgjedhjet: Të shkohej vetëm me këshillat bashkiak; të kandidohej me këshilla bashkiak, kurse në bashkitë me mundësi të kandidohej me emra, përfshirë 3 bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës, Elbasan. Media mëton se vetëm plani i fundit ka mbledhur votat më të mëdha, që tregon se fryma e garimit është ende e fortë mes demokratëve, qoftë edhe për një snobim të dukshëm të rivalëve të PD-së (Rithemelimit). Problemi i madh ka qenë pozicionimi i z. Alibeaj dhe mbi të gjitha mënyra sesi filozofia e tij drejtuese do përçohet në formë kapilare.

Deri më tani, që nga ngarkimi i Alibeajt si kryetar në detyrë i PD-së, fakt për të cilin u bë një betejë e vërtetë në KQZ, është përshfaqur një angazhim i pakët. Pretendimi i tij i mëhershëm se do zbriste në bazë është realizuar në formë shumë sporadike, kurse pjesa e Partisë Demokratike (Rithemelimi) ka marrë vazhdimisht terren, fillimisht duke tërhequr deputetët e tij, pastaj duke ua bërë zërin më të dobët njerëzve të tij, që nuk janë bashkuar me “Rithemelimit” dhe mbi të gjitha diversionin mbi bazën. Nuk do shumë të kuptosh se grupi i “Rithemelimit” (numri i tyre do të shikohet me këto zgjedhje), ka avantazhin, ndaj Berisha po  mundohet ta ndërtojë narracionin e tij sikur flet për një PD, të vetme, minus Alibeaj-Bardhi. Kryetari në detyrë Alibeaj nuk ka mundur ta përballë këtë retorikë, që e zbythi nga godina e PD-së (që i takon me tagrin e vet), përveçse e ka relativizuar.

E para, se fjalori politik i Alibeajt është inferior, para zhurmnajës së Sali Berishës, politikanit, që edhe me një damkë bajagi të madhe prej Departamentit të Shtetit dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, tërhoqi një pjesë të madhe të anëtarësisë së PD-së, madje duke i përcjellë deri në një sens de facto anti-West, por që de jure, kamuflohet me eufemizma dhe me betejën e retorikës së lodhshme ndaj ambasadores Kim. Së dyti, nga pamundësia e Alibeajt për të artikuluar teza të vërteta për mënyrën e bashkimit të PD-së, duke mos e konsideruar më frymën përçarëse të disa anëtarëve të grupit të Rithemelimit. E treta nga rehatia e tij e qenies në parlament dhe mundësia e artikulimit të kauzave kundër Ramës, në një bazë shumë më institucionale sesa atë që po e bën grupi Berisha.

Për të ardhur keq është edhe fakti këtu që shumë nga deputetët e Grupit Parlamentar duket se nuk e pëlqejnë autoritetin e butë të Alibeajt, që për shkak të tagrit nuk mund të ndërmarr penalitete dhe e dyta nga zilia, qoftë edhe për qenësinë e tij si kryetar për pak kohë.

Po çfarë i mbetet të bëjë Alibeajt? Duke i ditur të gjitha këto, duke qenë i Djathtë me ADN, më shumë se shumica në PD, duket se ia ka lënë kohës, paçka se këtu qëndron e keqja e madhe ngaqë njerëzit sot kërkojnë aksione mirëfilli. Që kuptohet se Alibeaj nuk i bën dot pasi nuk ka mbështetjen 100% të kolegëve të tij, për arsyet që u thanë më lart, por edhe nga shmangja e padurimi i tyre për të parë se cili do e kryesojë këtë parti.

Deri më tani, Alibeaj ka qenë një version edhe më i zbutur i Bashës në qeverisje, ndërkohë që në pjesën e mbetur i duhet të gjejë risi, që ky segment i tij të mbahet mënd, të paktën për CV-në e vet. Anipse, 14 maji është një datë provimi, ku atij i duhet ta lexojë dhe ta mendojë mirë përfundimin e votimeve.

Alibeajt i duhet të ngrihet kundër Alibeajt dhe në pak javët në vazhdim duhet të punojë sa për të gjithë muajt, me ide, me gjetjen e kandidatëve potentë por edhe shpalosjes së elementëve të fushatës që do të bëjë. Elementë, që konform realitetit, ose ashtu si duken larg, na tregojnë se Alibeaj nuk mund të ngrihet kundër Alibeajt.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasi: 27/03/2023 01:21

    Do te shohim edhe pjesen e fundit te eksperimentit politik te ndyre mes disa te korruptuarve te Washingtonit dhe trashgimise komuniste enveriste te Rames. Te vjen ndot qe te tille funderrina me kollare si spiuni Basha apo i "komanduari" spiun Alibeaj jane kaq te vendosur ne permbushjen e vjes se sjelljes per "rimodelimin" e PDse saqe edhe me imorali do te skuqej. Por jo keta monstra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin