I kujt është atdheu dhe fabulat e sotme të politikës?!

I kujt është atdheu dhe fabulat e sotme të politikës?!

Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama

Nuk po rrekemi të gjejmë në fjalor se cili është përcaktimi për atdheun. Për atë që është i interesuar mund ta lexojë dhe të qartësohet. Në një poezi që u mësonin fëmijëve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore, Atdheu ishte pema, pylli, lumi, deti, shtëpia, zogu, peshku, kafsha, njerëzit, gjithçka brenda një territori të caktuar dhe që dikush i do, sepse ishin pjesë e kësaj hapësire.

A kemi një atdhe ne shqiptarët? Kemi disa apo çfarë? Pse na duhet atdheu? A na do një atdhe, që nuk na krijon mundësi për të jetuar normalisht? Pse disave u krijohen mundësi edhe pa i merituar dhe masa më e madhe nuk mundet të kalojë shkallët normale të meritokracisë? Pse i drejtohen Shqipërisë ata që e kanë zhvatur?! Si e shikojnë atdheun njerëzit që drejtojnë? Po ata që mëtojnë të vinë në pushtet?

Për të gjithë njerëzit që lidhen me politikën, atdheu është kryefjala e propagandës lodhëse të tyre. Për PD-në e Berishës, slogani kryesor është “Atdheu në rrezik”. Partiza e re e Ilir Metës quhet Partia e Lirisë!!! Duket se Shqipëria është ende në Luftën e Dytë Botërore dhe është në prag të ndarjes. Po vinë ata dhe do e çlirojnë. Kush? Epo Godotë e politikës shqiptare…Paradoksalisht, si kurrë herë më parë, Shqipëria ka futur të dy këmbët në NATO dhe territori i saj i është hapur cep e më cep NATO-s. Shqipëria, atdheu ynë i të gjithë ne shqiptarëve, ka hapur negociatat me BE-në dhe është në rrugën që e kemi ëndërruar. Pse ikim? Pse na zhgënjen atdheu? I kujt është atdheu, që nga një pjesë thuhet e shpallet se është në rrezik, kurse nga të tjerët që janë në politikë se është në majën e suksesit!!!

Po të dëgjosh fjalorin e Berishës dhe Metës, atëherë ke përpara hijena në pushtet që po grabisin gjithçka dhe vetëm bota e karikaturës mund t’u japë zgjidhje. Ata janë e ardhmja. Ata janë shpëtimi. Po të dëgjosh Ramën nga ana tjetër, Shqipëria do jetë Monte Carlo e re e Mesdheut, pas pak vitesh. Po a kemi atdheun e përbashkët vetëm nga pasaporta, himni dhe flamuri apo ndajmë edhe vlera të tjera. Kur dëgjon trushkulurit e politikës dhe kulturën e tyre atëherë beson vërtetë se nuk kemi një atdhe. Madje, po t’u jepet mundësia i ndërrojnë dhe simbolikat vetëm e vetëm që Shqipëria të ketë një e një të vetëm formë, siç duan ata. Ndaj një masë e madhe politikanësh mjekohen jashtë, kanë fëmijët jashtë dhe prona jashtë. Po, sepse e duan atdheun. “ “Patriotët” e aty-këtushëm janë duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara, shkruante Konica te  “Albania”( 1, 1905).

Kurrë Shqipëria nuk ka pasur këtë mllef dhe dëshirë të paepur për pushtet dhe këtë kakofoni të tmerrshme shfrehje patriotizmi. Pakkush kujton se: Shqipëria nuk janë vetëm politikanët, por janë dhe qytetarët e fshatarët që duan shërbim mjekësor apo njerëzit në vend që nuk munden të gjejnë shërbimet më të thjeshta sepse shqiptarët kanë ikur dhe do ikin. I kujt është atdheu ynë pra?! Kush do e gëzojë dhe pse u deshën sakrificat e brezave të ndryshëm? A është ky çmimi i demokracisë dhe i politikës sonë të pas viteve ‘90?

Nuk di të përgjigjet Berisha dhe Meta nëse ky vend ka ndonjë gjë pozitive në vitet e fundit. Edhe pse janë dëshmitarë të ecjes së saj. Nuk dinë të thonë shumë militantë se Shqipëria nuk është vetëm i PD-së dhe PS-së por i të gjithëve. Nuk di të thotë asnjë fjalë pozitive shpura e PS-së për paraardhësit e tyre.

“Por, nëse do të duhej të përkufizoja ç ‘është atdheu me terma socialë, antropologjikë do të thosha se atdheu është vendi ku jetojnë disa nga njerëzit tanë të dashur. Për rrjedhojë, und të kemi disa atdhe. Unë nuk besoj tek atdheu si truall apo flamur, apo si pasaportë”, i konfesonte Antonio Tabuchi, një gazetari të njohur grek vite më parë.

Në fakt, pakkush e beson sot politikën, por të gjithë po shikojnë nga dita në ditë se ku po na çon kjo lloj demokracie, ku atdheu, barabitet me vlera, që janë qesharake por asnjëherë që ishin bazë e vërtetë e ndryshimeve dhe asaj që të bën krenar se ke një atdhe.

 

D.GJ/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 14/08/2022 09:43

    KETA 3 UJQER QE NA ERDHEN NE POLITIKEN SHQIPTARE DUHET TE ZHDUKET KETA JAN FATKEQESIA JON NE SHQIPERI JAN KANSERI I SHQIPERIS , POR FAJIN E KA POPULLI QE JU SHKON NGA PAS KETYRE POLITIKANE DHE KETA HALE PERFITOJN SE PO TE ISHTE POPULLI PA ASNJE PARTI KETA NUK DO ISHIN NE PUSHTET , NJE POPULL QE POLITIKA SHQIPTARE I KA LEN NEPER HIPOTEKA, NEPER GJYKATA , KETA POLITIKAN SOLLEN BANDAT NE SHQIPERI ,KETA JAN PER TU VARUR NE SHESH TE TIRANES.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/08/2022 07:36

    E VËRTETA e politikës,veçanerisht në Shqipëri,gjithmone ka qenë,është dhe do të mbetet MASHTRIMI,PËRFITIMI E KRIMI. Sa per klasen politike shqiptare pas vitit 1990,pa frike fare mund te pohohet se ka qene, eshte dhe do te mbetet FATKEQSIA ME E MADHE KOMBËTARE PER SHOQERINE DHE SHQIPTARET NDER SHEKUJ. KOHA KA ARDHUR QE KJO KLASETË TE NXIRRET JASHTE LIGJIT,TE HETOHET,MERRET PASURIA E GRABITUR PREJ SAJ DHE TE VENDOSET NE MUZEUMIN KOMBETAR.

    Përgjigju
  • tezja: 13/08/2022 22:54

    Shkaku i vetem i ikjes se Shqiptareve eshte Korrupsioni!!! Nga lart -poshte. Drejtesia blihet akoma me shtrenjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma