Ben Andoni: Kodi Zgjedhor kërkon thjesht të ulet pabarazia, pa… demokracinë

Ben Andoni: Kodi Zgjedhor kërkon thjesht të ulet pabarazia, pa… demokracinë

Mbledhja e dështuar e komisionit të Reformës Zgjedhore

Deviza “Partia mbi të gjitha” të përplasej kudo para syve në Shqipërinë e para viteve ’90 dhe kur i shtohej edhe metodologjia e saj: “Diktatura e Proletariatit” e kuptoje se gjërat ishin të precizuara dhe të vendosura saktë për një drejtim, ku thjesht duhet të bindeshe, por jo të angazhoheshe ndryshe. Diktatura e proletariatit, në mendimin socio-politik marksist, i referohej shteti ku proletariati mbante kontrollin e pushtetit politik. Njihet me termin “diktaturë” sepse e ruan dhe kontribuon për ‘aparatin shtetëror’, së bashku me mjetet e forcës, që ushtron. Ata që asokohe jetuan në moshë madhore ia dinë mirë kuptimin.

U besua se ndërrimi i sistemit në vitet ’90 dhe motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” do të sundonte në mendimin dhe veprimin e politikanëve, që u ngjitën në pushtet. Por për të ardhur keq është se pak herë arritëm të bënim zgjedhje deridiku të mira (sintaksa e afërt me shprehjet e OSBE-së), kurse e kemi ndërruar rreth 13 herë Kodin Zgjedhor dhe nuk kemi bërë dot zgjedhje me parametra të larta. Pothuajse nuk kujtohet njeri nga politikanët se: akti kushtetues i 30 korrikut 2020 e bën taksative për çdo parti politike, që minimalja e përfaqësimit duhet ta ketë jo më pak se 2/3 e listave për deputet të hapura. Anipse kaosi vazhdon. Klasa aktuale politike mban peshën kryesore, pasi ata janë aktorët kryesorë të kësaj skene po edhe rregullave të lojës.

Dhuna e sotme e PD-së është thjesht pasojë, kurse arroganca e PS-së i ka lodhur. Mungesa e shpresës, që buron nga qëndrimi i tyre, i ka bërë shqiptarët të ikin, si alternativë. Filozofi Chomsky e përcaktonte si fenomen më të gjerë atë që po ndodh me demokracinë ngado: “Nëse supozoni se nuk ka shpresë, ju e garantoni se nuk do të ketë shpresë. Nëse supozoni se ekziston një instinkt për liri, se ka mundësi për të ndryshuar gjërat, atëherë ekziston mundësia që mund të kontribuoni për të bërë një botë më të mirë”. Kuptohet se nuk është ky rasti i Shqipërisë.

Ndoshta ndaj zgjedhjet më të mira, mbahen mënd ato që u bënë fill, pas diktaturës në vitin 1992, kur njerëzit kishin akoma besimin se po vendosnin principe. E tillë, ka qenë gjendja edhe pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët luftuan jo vetëm kundër fashizmit (paçka përplasjeve të brendshme civile), por edhe me optimizmin e besimin se pas do të vinte një kohë e vërtetë demokratike. Zhgënjimi erdhi pikërisht nga njerëzit që u besohej më së shumti.

Me kulturën e mangët demokratike, ende sot nuk kuptohet se demokracia ndërtohet për çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, por në parlamentin tonë, njerëzit e PD-së me dhunën e përdorur nuk arrijnë as ta perceptojnë atë që është jashtë binomit Berisha-Bashës, ashtu si njerëzit e maxhorancës kur artikulojnë dhe përcjellin fjalët e Ramës: se nuk kanë kohë për opozitën, nuk kuptojnë në thelb se politika është marrëveshje.

Ajo që të shqetëson është se një pjesë e njerëzve që janë sot kanë qenë deri protagonistë të komunizmit dhe me veprimet e tyre treguan se: nuk mund të ndryshojnë aq lehtë. Shikoni shumë nga partitë tona kryesore, me kryetarë të pandërruar prej dekadash të tëra, e që paçka humbjeve sistematike nuk japin dorëheqje! Shikoni mentalitetin e tyre! Por më shumë se kaq politikanët, sidomos pas 1992, kuptuan “përfitimet”: se mund të manipulohen listat dhe të dorëzohen në sekondat e fundit të afateve për interesat e brendshme; nuk kanë turp që militantët agresivë i kanë aktivë; nuk shqetësohen të mos i deklarojnë fondet dhe të gjithë mekanizmin e përdorimit të tyre; apo faktit që në këtë mënyrë janë nga subjektet më të përfolura për larjen e parave. E për të ardhur keq është se me tagrin që ka sot KQZ nuk i kontrollon dot, ashtu si përdorimin e burimeve të ndryshme të administratë dhe detyrimin.

Pak prej tyre, angazhohen seriozisht që ta vinin në jetë votimin e diasporës apo rekomandimin tjetër të Kushtetueses për Herësin, duke i bërë të gjithë kundër të gjithëve, por duke mos menduar seriozisht për të ulur këtë pabarazi. Dhe, përgatitja për Kodin e vonuar Zgjedhor, i manifeston të gjitha. Ndaj ajo që të vjen ndërmend është diçka që një nga filozofët dhe sociologët e njohur (Chomsky) e thoshte shumë më mirë për demokracinë në përgjithësi: “Aristoteli kishte të drejtë – mënyra për të kapërcyer paradoksin e demokracisë është thjesht duke reduktuar pabarazinë, jo duke ulur demokracinë”. Java

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër