Ben Çami, “truri” i trafikut të
drogës së kapur në Kapshticë

Ben Çami, “truri” i trafikut të<br />drogës së kapur në Kapshticë
Për sasinë e 574 kg kanabis sativa kapur dy ditë më parë në Kapshticë, veç shoferit të kamionit në të cilin u gjet lënda narkotike, si bashkëpunëtor në këtë trafik u arrestua edhe 45 vjeçari Lutfi Shabani, i njohur me nofkën Ben Çami.
 
Ai është një nga personazhet e njohur të botës së trafikut, dhe një nga njerëzit e Emiljano Shullazit. Ben Çami nuk është një emër i panjohur për autoritetet hetimore shqiptare.
 
Disa herë më parë, parë ai është arrestuar nga hetimet e kryera për akuzën e organizimit dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike apo dhe të tranzitimit të brendshëm të saj.
 
Në rastin e fundit ashtu si edhe në rastet e mëparshme Shabani, është i dyshuar si organizator dhe koordinator, i trafikimit të 574 kg lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Turqisë.

ben cami
Lutfi Shabani, i njohur me nofkën Ben Çami
 
Bashkë me të, policia arrestoi të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rrjet edhe Janaq Koçelin 58 vjeç, banues në Durrës.
 
Gjatë marrjes në pyetje në polici, asnjë prej tyre nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë histori, por burimet e policisë thonë se mes tyre janë gjetur komunikime telefonike por edhe lidhje të njohura mes tyre, ndërsa pritet të zbardhen edhe të dhëna të tjera në vijim të hetimit.
 
Lutfi Shabani, rikthehet në duart e policisë, vetëm pak kohë pas shlyerjes së një dënimi të dhënë ndaj tij nga autoritetet gjyqësore. Në vitin 2008, Lutfi Shabani, u arrestua në atë kohë bashkë me dy persona të tjerë ndërsa transportonin një sasi prej 15 kg lënde narkotike, në drejtim të Durrësit.

ben cami
Lutfi Shabani, i njohur me nofkën Ben Çami
 
Lënda narkotike u gjet në një automjet parë mjetin "BMË", me targa, DR 3545 E. Droga ishte paketuar bagazhin e makinës në 30 pako të vogla me nga rreth 500 gramë secila.
 
Në vitin 2006 Shabani, u arrestua gjatë operacionit të koduar “Identikit”, ku policia arrestoi më tepër se dhjetë persona në një operacion të përbashkët edhe me autoritetet italiane.

ben cami
Lutfi Shabani, i njohur me nofkën Ben Çami

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë