Bëni kujdes nga ata lider që vijnë nga hiçi!

Bëni kujdes nga ata lider që vijnë nga hiçi!

Historia e shekullit të kaluar është e shkruar nga e beteja e vendeve demokratike me vendet me diktaturë! Shekulli i kaluar për shkak të zhvillimit të madh i industrial, krijimit të fabrikave të mëdha dhe mundësitë së grumbullimit të punëtorëve në një zona të mëdha e të mbyllura krijuan mundësinë e lindjes së partive të masave, por për pasojë lindën edhe përplasjet e para.

Mes asaj që ishte njohur si aristokraci që kishte pushtetin e ishte pakicë në numër dhe popullit, që ishin të shfrytëzuar dhe kishin forcën e shumicës, por ndjesinë e shfrytëzimit!

Krizat ekonomike e fillim shekullit të kaluar me pasoja te mëdha pikërisht tek shumica që ishin punëtor që i përkeqësuar dhe varfëruar më shumë, shkëputja e aristokracisë nga realiteti që e rrethonte, dështimi i modeleve klasike të monarkive apo perandorive nxitën në shumë vende të Europës dhe Rusisë lëvizje politike që adreson zgjidhjen vetëm përmes përmbytjeve radikale me aksione politike ekstreme në disa raste të ekstremit të majtë e në disa te tjera të ekstremit të majtë. Thirrjet e tyre ishte për rikthimin e pushtetit tek njerëzit dhe po ashtu Atdheu duhet ishte i popullit, sepse ai ishte vjedhur dhe kthyer në pronësi të një elite të caktuar politike! Kështu lindën lëvizet politike fashiste, naziste dhe po ashtu edhe ato të proletariatit të bolshevikëve.

Diktatorët në fakt kanë lindur që më lindjen e nevojën e zgjerimit të komuniteteve njerëzore që kërkon nevojën e përfaqësimit dhe delegimit, sepse demokracia plebishitare ishte e pamjaftueshme dhe jo efikase! Në shekullin e kaluar patëm shumë diktator që shkaktuan plagë të rënda njerëzit qoftë me politikat e tyre të brendshme monstruoze, por edhe me politikat e jashtme duke shkaktuar konflikte botërore si Lufta e II dhe jo vetëm! Por, çfarë kishin të përbashkët këta diktator:

1. Erdhën si shpëtimtarë me mbështetje popullore dhe përfunduar në mostra të pamëshirshme duke eliminuar këdo që ishte tyre

2. Populli kishte frikë prej tyre, por frikë e tyre ndaj popullit edhe pse nuk shprehej ishte akoma më e madhe! Jetuan të izoluar dhe me plotë paranoja

3. Vinin nga shtresa sociale të thjeshta, nga eksperienca familjare të dhunshme dhe të mbushur me inferioritet

4. Njerëz që kishin dështuar në çdo gjë dhe ishin ndjerë vazhdimisht të bulëzuar apo të përjashtuar e të shtypur

5. Pushtetin e konsideruan vetëm si hakmarrje kundër asaj shumice i kishte nënçmuar, përbuzur dhe po ashtu shpesh herë edhe paragjykuar

6. Kishin formim nën mesataren profesional apo intelektual, por kishin vetëm një objektiv "hakmarrjen" dhe nga kjo buronte guximi dhe energjia e pafundme për të realizuar qëllimet e tyre personale të pushtetit edhe si hakmarrje edhe si mundësi për të pasur një prestigj social që ju ishte mohuar padrejtësisht ose që nuk e kishin pasur kurrë për shkak të historive të tyre familjare

7. Nuk kishin ndjenja dhe ishin të ftohtë, sepse ndjenjat e tyre ishin dhunuar shpesh gjatë fëmijërisë nga prindër të dhunshëm e pijanec e pastaj edhe nga mjedisi social që i kishte rrethuar për shkak të statusit të tyre inferior social

8. Shtireshin si të fortë e te guximshëm, por shpesh ishin frikacak të mëdhenjtë. Ata merrnin vendime të forta e te guximshme, sepse nuk kishin çfarë të humbisnin në jetë dhe loja e tyre ishte: ose gjithçka ose asgjë siç kishin qenë në fakt!

Shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga historia dhe nuk duhet t'u besojnë atyre personave që vijnë nga këto rrethana e me këto cilësime që ju prezantohen si shpëtimtarë, sepse shpejt do të jenë diktatorë të pamëshirshëm! Historia rrezikon të përsëritet!

Është e vërtetë se Shqipëria sot nuk ka fabrika, por ka një klasë politike të dështuar dhe po ashtu ka forume e hapësira virtuale që krijon mundësinë për të krijuar forca të mëdha njerëzore që mund të udhëhiqen nga fustrimi dhe nevoja për të përmbysur aktualen me shpresën me ndërtuar një gjë të re, të ndryshme nga fillimi! Historia rrezikon të përsëritet dhe me të njëjtat pasoja e ndoshta edhe më të rënda! Populizmi në Shqipëri është pas dere dhe në të ardhmen gjithçka mund të ndodh!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)