Bënte 'kërdinë' me vjedhje, arrestohet në flagrancë hajduti i Nartës

Bënte 'kërdinë' me vjedhje, arrestohet në flagrancë hajduti i Nartës

Foto ilustruese

VLORË- Arrestohet hajduti i Nartës. Pas trajtimit të problematikës në Report Tv, ku banorët  e fshatit Nartë ankoheshin për vjedhjet e banesave të tyre. Policia ka qëndruar në vëzhgim të territorit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative është zbuluar identiteti i personit që vidhte banesat dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Më vonë 38 vjeçari me iniciale E.M, është arrestuar më flagrancë teksa ka qenë duke hyrë për të vjedhur në një tjetër banesë.

38 vjecari me banim në Vlorë ka kryer disa vjedhje shtëpish në fshatin Nartë dhe jo vetëm. Ai ka vjedhur edhe 2 banesa në qytetin e Vlorës.

Operacioni i Komisariatit të Vlorës është finalizuar ditën e sotme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët