Bënte manovra të rrezikshme në rrugë, drejtuesi i makinës në Tiranë pasi ndalohet nga efektivët tenton t'i korruptojë me 4500 mijë lekë (VIDEO)

Një 34 vjeçar me iniciale N.A, është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë me makinën e tij, në kryeqytet.

Policia ka ndaluar automjetin dhe nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.

Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në këto kushte, nga efektivët e Policisë Rrugore u be arrestimi i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Gjithashtu, në sajë të kontrolleve të tjera parandaluese, gjate 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës