Berat, arrestohet Kudret Zhuka
miku i Lul Cakës, vrau e dogji 2

Berat, arrestohet Kudret Zhuka<br />miku i Lul Cakës, vrau e dogji 2
TIRANE- Me dy arrestime konkret e ka nisur serinë e pritshme të kapjeve, seksioni që heton Krimet e Vjetra apo ato pa autor në Policinë e Shtetit, pasi dje u prangos ish-anëtari i bandës së Lul Cakës, të ashtuquajturit “I tmerrshmi i Beratit”, teksa në Tiranë u kap një tjetër që akuzohej për vrasjen e para 6 muajve.

Vrasja e dyfishtë e Lul Caka
Për 2 vrasje dhe djegjen e kufomave të tyre ishte akuzuar, 49-vjeçari që u arrestuar ditën e djeshme nga policia e Beratit. I akuzuar për 2vrasje në vitin 1997, Kudret Zhuka, 49 vjeç banues në lagjen “Kushtrim”, në Berat, është arrestuar 16 vite pasi ka kryer masakrat. Më konkretisht Zhuka akuzohet për vrasjen dhe djegien e dy personave në vitin 1997, në kohën e përplasjeve mes bandave rivale, ku Zhuka merrte pjesë si ushtar i bandës së Lul Cakës, njeriut që i vranë nënën dhe më pas u akuzua se mllefi i tij mori plot 23 jetë njerëzisht. Seksioni i Hetimit të Krimeve të Vjetra në Policinë e Shtetit e akuzon 49-vjeçarin, Kudret Zhuka, sepse në bashkëpunim me persona të tjerë, anëtarë të bandës së Lul Cakës, ka vrarë më armë zjarri dhe më pas ka djegur me benzinë shtetasit Eduart Pema, 27 vjeç, dhe Arjan Avdullaj, 18 vjeç.

Pas një hetimi 2-mujor nga strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Policia e Beratit ka mundur të ekzekutojë arrestimin e shtetasit Kudret Zhuka, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Faktin e implikimit të Zhukës me bandën e Lul Cakës e vërteton deklarata e këtij të fundit në media, ku në një moment, kur rrëfen për trazirat e 98-ës thotë se “4 ditë para se mua të më bëhej atentati më ka ardhur një person dhe i thotë nënës që duhet të takoj Lulin. Arsyet?, e pyet nëna, që më është bërë për rahmet. Ai quhej Kudret Shuka. Më ka thënë: ‘Luli mos dil, se do të eliminojnë’. Doja të dija arsyet. Më tha që unë kisha përkrahur “filanin” në atë kohë. I thashë që nuk kisha bërë ndonjë krim, nuk kisha eliminuar njeri. Por nuk më dha shpjegime më gjatë.”

Vrasësi i kunatit
Para 6 muajsh kisht vrarë kunatin e tij, Agim Visha, për shkaqe pronësi dhe mbrëmë është vetëdorëzuar autori i kësaj vrasjeje, Fatos Lika. Ai është dorëzuar dje në mbrëmje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga avokati, duke pranuar autorësinë si dhe ka kërkuar një proces të drejtë gjyqësor ndaj tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 4 korrik në Lanabregas, të komunës Dajt dhe ka pasur si motiv pronësinë, pasi 2 familjet pretendonin të njëjtën tokë. Kushëriri i Vishës shprehet se “As ne vetë nuk e dimë saktësisht se çfarë atë ditë, pasi Agimi ka qenë vetëm në lokal duke pirë kafe. Visha moru një plumb në kokë dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.
 
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje