Berat/ Digjet gjatë natës makina e gardianit të burgut

Berat/ Digjet gjatë natës makina e gardianit të burgut

Makina e djegur

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar. Mjeti ka marrë flakë papritur në parkimin përpara burgut të Beratit dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut Kastriot Metaj. Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30,kur edhe kishte marrë shërbimin, ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëseje, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 Si pasojë e zjarrit, mjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 786 DM, pësoi dëme të mëdha, motorri dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht. Gjithsesi policia po punon për zbardhjen e gjetjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë