Berat, zjarri përpin me dhjetëra ha pyje e shkurre! Terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve (VIDEO)

Me dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët në fshatin Remanicë të Beratit në njësinë administrative Velabisht.

Zjarri vijon të përparojë në zonat malore e favorizuar edhe nga era dhe terreni i vështirë , ku forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Nuk është hera e parë që në kodrat përreth Beratit dhe Urës Vajgurore përfshihen nga zjarret, nga vetë banorët për të hapur kollota duke shkrumbuar çdo vit sipërfaqet  e gjelbëruara. Ende askush nuk është dënuar për zjarret e qëllimshme, ndërsa sipërfaqe të tëra tokë në mal vijojnë të digjen duke shkatërruar mjedisin.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kanye West do të kandidojë për president të SHBA-së, kundër presidentit Trump