Berat/ Furgoni del nga rruga, merr me vete dy shitësit e qumështit me biçikletë! Të plagosurit rëndë në spital (VIDEO)

BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne qytetin e Beratit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Report Tv mëson se një furgon ka dalë nga rruga duke marrë me vete dy shitër të qumështit që po lëviznin me biçikletë. Të plagosur kanë mbetur Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63-vjeç, të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit.

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes ku shihet që furgoni ngjyrë të verdhë ka përfunduar në anë të rrugës, teksa aty pranë janë edhe dy biçikletat me të cilën po udhëtonin Avrami dhe Veshi.

Furgoni që doli nga rruga dhe dy biçikletat e shitësve të qumështit

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit