Berat/ Përplasen 2 makina në Kuçovë, njëra përfundon në kanal, banorët arrijnë të shpëtojnë shoferin

BERAT- 2 makina janë pëplasur me njëra tjetrën në hyrje të Kuçovës.

Makina tip “Benz” me targa Br 22 44 B  është përplasur me mjetin tip BMV me targa AA 529 JH .

Nga përplasja “Benzi” ka përfunduar në kanal. Kanë qenë banorët e zonës që kanë mundur të nxjerrin drejtuesin e makinës së rënë në kanal dhe ai po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Beratit jashtë rezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund ta bëjë SPAK vettingun e politikanëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Basha takon ambasadorin e Austrisë: Mbështetës të Shqipërinë përballë sfidës së integrimit