Berat/ Rreth 80 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” për 9 muaj! Turistët: Këtu gjenden ikona unikale si askund tjetër

Me qindra turistë mbushin çdo ditë oborrin e Muzeut "Onufri" i cili gjendet brenda kishës "Fjetja e Shën e Mërisë" në kalanë e Beratit. Ata vlerësojnë thesaret ikonografike që ruajnë traditën e lashtë të krishtërimit dhe vet trashëgiminë që paraqet Berati me tolerancën fetare, ndërthurjen e shumë kulturave dhe ndikimeve gjatë shekujve.

“Më ka bërë pështypje pasuria e këtij muzeu mënyra sesi i kanë restauruar dhe paraqitur ikonat si dhe rekuperuar kodikët e beratit. Eshtë hera e dytë që vij në Shqipëri sepse më ka pëlqyer jo vetëm historia por dhe natyra, ushqimet e mira, mikpritja. Do tua sygjeroja miqve të mi.”, shprehet turisti spanjoll.

“Më pëlqejnë ikonat, mënyra se si janë punuar me aq mjeshtri, ngjyrat sidomos e kuqja, ngjyra organike e paarritshme do thoja unikale që nuk i gjen në piktura të tjera të asaj periudhe”, tha një turiste skoceze.

Drejtori i muzeut, Miklor Pasku shprehet për mikrofonin e Report tv se “Onufri” ka njohur rritje të numrit të vizitorëve.

 “Nga Janari deri më tani numërohen 80 mijë vizitorë. Duke parë këtë fluks ne mendojmë që muzeu "Onufri "do të kaloj shifrën rekord të 100 mijë vizitorëve deri në fund të vitit 2024 që do të përbënte një rritje 50 % në krahasim me një vit më parë”, tha Pasku.

 

Sezoni është zgjatur përtej tre muajve të verës dhe harta e turistëve është e larmishme.

“Fillon nga fundi i shkurtit deri në fund të tetorit. Ndryshon edhe tipologjia e vizitorëve nëse muajt e verës kemi më shumë familjarë, individë në muajin Maj si dhe nga shtatori tetori kemi grupe të organizuara, agjenci  të huaja dhe shqiptare që përfshin vizitat edhe ne muzeun "Onufri". Jemi të kënaqur pasi kemi zgjerim të hartës së vizitorëve nga Lindja e Mesme, Australia, Anglia dhe Franca etj”, shton ai.

Ndërsa me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore, në Muzeun Onufri është ekspozuar një vepër e shek.XVI-XVII , punuar nga mjeshtri Onufër Qiprioti.

“Ka qenë prej nje viti në restaurim dhe tashmë e kemi ekspozuar në muzeun "Onufri", tha drejtori Miklor Pasku.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të Beratit që datojnë në XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonostasi i katedrales Fjetja e Shën Mërisë mban si datë vitin1807.

 

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv