Berati e Korça sfidojnë koronavirusin për Ditën e Verës, kryebashkiaku: Mos guxoni në Elbasan! Ndalohen grumbullimet, ushtria e policia në rrugë

Nesër është Dita e Verës, ndërsa festimet në disa qytete si në Korçë dhe Berat kanë filluar që mbrëmjen e sotme me ndezjen e zjarreve sikur është traditë, por duke thyer kështu urdhrin e qeverisë për të shmangur grumbullimet, pasi të gjitha aktivitetet janë anuluar. Elbasani është qyteti me të cilin identifikohet kjo festë, por të gjitha aktivitetet nga bashkia janë anuluar.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Gledian Llatja për Report Tv në emisionin "Pa Protokoll". Por, në kushtet kur është bllokuar gjithçka në qytet frika është se qytetarët mund të dalin në piknik si zona e Krastës apo të tjera në Elbasan me familjarët dhe të afërmit e ardhur nga jashtë.

Por kryeministri Edi Rama i paralajmëroi një ditë më parë të gjithë si në Tiranë, Elbasan dhe qytete të tjera se ecjet janë të lejuara, por jo më shumë se dy veta dhe nëse do të ketë grumbullime për piknik do të ndërhyjë policia. Edhe kryebashkiaku i Elbasanit tha sonte se efektivët e policisë dhe forcat e ushtrisë nesër do të jenë në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:46
Dita e Verës/Llatja-qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, vitin tjetër do bëjmë një festë shumë më të madhe

Një ditë vere në shtëpi, ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja , kryeqendra e festimeve, ka ripërsëritur lutjen për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Për ta ka një premtim vitin tjetër do të bëhet një festë shumë e madhe.

"Këtë Ditë Vere, mijëra njerëz kishin menduar ta festonin në Elbasan për t’u argëtuar me aktivitet e parashikuara, për të shijuar gatimet tradicionale, për të vizituar pikat turistike të Elbasanit. Pa dyshim, do merrnit me vete edhe ballokumet e shijshme të amvisave tona. Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve ne është shumë i rëndësishëm. Ju kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë. Janë fotografi 3D të qytetit, të pikave turistike, atraksioneve më të rëndësishme. Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja. Festojmë në shtëpi", shkruan Llatja.

Ora 21:52
'Nuk ka festë në Ditën e Verës', Kryebashkiaku i Elbasanit: Qytetarët të mos dalin, policia e ushtria në rrugë për të ndaluar qarkullimin

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gletjan Llatja ka sqaruar për të gjithë banorët e shqetësuar për grumbullimet e mundshme, por dhe vetë atyre që mendonin se nesër mund të festonin Ditën e Verës, që kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Pavarësisht se Dita e Verës është një festë tradicionale në Elbasan, ku njerëzit mblidhen nga të gjitha vendet për të festuar, kjo nuk do të ndodh këtë vit dhe fajtor është koronavirusi. Në një lidhje live në emisionin "Pa Protokoll" Llatja theksoi se Elbasani që nga dita e sotme ka shmangur grumbullimet dhe qarkullimin e mjeteve ku janë vendosur disa patrulla në akset kryesore ku nuk lejohen as hyrje dhe as daljet e makinave pa një autorizim përkatës. Ai u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëroi se grumbullimet nuk do të lejohen. Ndërsa në lidhje me lokalet dhe restorantet, ai tha se është dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha.

Elbasanasi është i përgatitur për festë, por që nuk ka për të ndodhur për shkak të koronavirusit dhe masave që janë marrë. Elbasani është i mbyllur prej sot ka qenë një ditë e qetë. Në akset kryesore ka postblloqe dhe forca ushtarake për bllokimin e të gjitha rrugëve dhe mjeteve. Janë marrë masat edhe për mbylljen e ambienteve publike, lokale e restorante dhe janë marrë masa për shmangien e grumbullime.  Situata është në kontroll  dhe nuk do ë ketë grumbullime, kemi bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi”, tha Llatja.

Në Elbasan deri tani janë verifikuar 2 raste pozitiv të infektuar me koronavirus.

Ora 20:39
Dita e Verës/ Qytetarët e Elbasanit dalin shëtitje pa asnjë masë mbrojtëse, bashkia anulon çdo aktivitet

Qytetarët e Elbasanit dalin shëtitje pa iu dridhur qerpiku, pavarësisht thirrjeve qëe të qëndrojnë në shtëpi qytetarët nuk i zbatojnë udhëzimet. 

Ata kanë  dalë familjarisht dhe pa mjetet mbrojtëse si maska apo doreza,  ndërsa ka edhe  persona të moshuar që nuk rrijnë pa bërë xhiron e darkës  në qytet. 

Ndërsa në sheshin qëndror është edhe policia bashkiae e cila i udhëzon që të kenë kujdes dhe të rrallojnë xhirot.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë,  të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Po ashtu janë pezulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive.

Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës.

Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve.

Ora 19:43
'Dita e Verës'/ Në Berat disa të rinj nuk i binden urdhrit

Dita e Verës ka nisur që sonte me festimet.

Banorët e qytetit të Beratit kanë nisur me ritin tradicional të ndezjes së zjarrit nëpër fusha.

Edhe pse urdhëri I kryeministrit Rama është që qytetarët të shmangin grumbullimet me njëri-tjetërin për të shmangur kontaktin e parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, përsëri ata nuk kanë ndaluar së bëri këtë veprim të përvitshëm.

Këtë vit Dita e Verës që njihet si festa zyrtare e ardhjes së stinës së pranverës nuk do të jetë si cdo vit, pas shtetrrethimit të të gjithë vendit dhe anulimit të aktivitetit të saj.

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe apo vende të tjera.

Ëmbëlsira tradicionale është ballokumja, specialitet I qytetit të Elbasanit.

Por sipas kushteve të shtetrrethimit, qytetarët nuk do të mund të shkojnë në Elbasan, por do të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.

Për shkak të përhapjes në një kohë kaq të shkurtër të koronavirusit, qeveria mori një sërë masash ku më kryesorja është që qytetarët të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre deri në një urdhër të dytë.

Kjo është për të mirën e gjithësecilit dhe për të vënë nën kontroll sëmundjen.

Nuk lejohen mbledhjet me shumë njerëz në mjedise të ndryshme apo bulevard dhe duhet të respektohet distanca e pakta 1 metër larg njëri-tjetrit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kujtimi: 13/03/2020 23:45

    ROBT ku ti kene beratasit vec cekes….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet