Berisha akuza ndaj Ramës: Mori 5 miliardë euro borxh, me kaq para mund të kishte rritur 3 herë më shumë rrogat dhe pensionet në vend

Sali Berisha ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të tij për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj. Këtë herë, ai u ndal në Klos ku kërkoi që simpatizantët demokratë të votojnë për Bedri Hoxhën në krye të bashkisë.

Me të njëjtën retorikë, Berisha ripërsëriti akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha si kreu i ekzekutivit, ka pasur mundësinë të rrisë rrogat dhe pensionet në vend pasi ka marrë 5 miliardë euro borxh. Ai tha se këto shuma të marra borxh nuk janë investuar në shërbim të qytetarëve, duke sjellë largimin e këtyre të fundit nga vendi për një jetë më të mirë.

“Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro, rrogat mund të rriteshin 3 herë dhe po kaq pensionet.

Me 5 miliardë euro, çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro. Me 5 miliardë euro, fshati shqiptar, Shqipëria do të ishte një vend krejt tjetër. Këtu po them vetëm borxhin, nuk po flas për taksat që u dyfishuan, nuk po flas për tarifat, gjobat dhe burime të tjera të ardhurash”-tha Berisha.

Akuza, Berisha pati edhe për mënyrën sesi funksionon pushteti gjyqësor duke thënë se për një proces gjyqësor një qytetari i duhet të presë deri në 15 vite dhe se duhet të paguajë për ta fituar.

“Pas 30 vitesh udhëtim në demokraci, ne sot ndodhemi para faktit kur të gjithë pushtetet i ka marrë në dorë një njeri, kur të gjithë pushtetet janë në dorën jo të një partie, por të një sekti brenda një partie, të një sekti që quhet Rilindje, por në fakt meriton çdo epitet të keq. Sot ne jemi dëshmitar se e drejta në këtë vend nuk ekziston, se qytetarë që të fitojë një gjyq nuk ka, se organet e drejtësisë janë të gjitha seksione të PS-së.

Sot ne jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor, qytetari duhet të presë 10-15 vite. Se për një proces gjyqësor duhet të paguajë për ta afruar, sa kurrë ndonjëherë më parë. Sot ne jemi dëshmitarë se nga mëngjesi deri në darkë,  këta qeveritarë vjedhin dhe vetëm vjedhin”-shtoi kreu i Rithemelimit.

Ditën e djeshme, Berisha prezantoi edhe kandidatin e tij në Mat, por qarku i Dibrës duket terren i vështirë për Rithemelimin, duke qenë se asnjë prej deputetëve të PD-së në këtë qark, si Dhurata Çupi, po ashtu edhe Kreshnik Çollaku dhe Xhelal Mziu nuk janë rreshtuar krah Berishës.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 24/03/2023 01:02

    Vetem ne Shqiperi lejohet te intervistohet nje ish-kryeminister kryehajdut dhe kryekriminel, pa pasur asnje post partiak.

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2023 00:05

    Berishe,nuk mbahet shtepia me miell hua.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/03/2023 22:46

    5miliard Euro ka marrë për ta ndihmuar Putinin dhe Vucicin fashist, ky është edvin tradhtari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja