U përjashtua nga PD, Berisha: Basha i pabesë, më thanë se ka lobuar që të shpallem ‘non grata’! Ai ka vite që nuk shkon në SHBA, do bëj referendum në parti për vendimin

U përjashtua nga PD, Berisha: Basha i pabesë, më thanë se ka lobuar që të shpallem ‘non grata’! Ai ka vite që nuk shkon në SHBA, do bëj referendum në parti për vendimin

Ish-kryeministri Sali Berisha

Luftën që kishte planifikuar të bënte kundër qeverisë dhe PS që fitoi mandatin e tretë, duket se nga vendimi për përjashtimin e tij ka ndryshuar 360 gradë sulmet e Sali Berishës. Të gjithë egërsinë dhe goditjet, Berisha duket se prej 2 ditësh po i fokuson ndaj atij që ‘e rrit vetë’ dhe i ‘dhuroi partinë’ që e themeloi vetë në 1990, Lulzim Bashës.  Duke e cilësuar si të pabesë dhe se po bën pazare të pista me Edi Ramën, Berisha u shpreh ne "Zone e Lire" te Arian Canit se vendimin për përjashtimin e tij Basha e bëri vetëm për interesin e vetë personal.

Berisha bëri një deklaratë të fortë ku tha se Basha prej vitesh nuk shkon në SHBA, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë pjesë e listës së zezë. Berisha tha se nuk e di nëse ishte “non grata” në SHBA, por kjo deklaratë e tij të lë të kuptosh se ndoshta kjo është arsyeja pse kryedemokrati ‘u morr peng’ dhe u detyrua të përjashtonte ‘babain e tij politik’. Madje Berisha shkoi deri aty sa zbuloi se dy persona një nga Washingtoni dhe një nga Tirana i kanë thënë se Basha loboi kundër tij për shpalljen ‘non grata’ dhe u thotë të tjerëve se ‘vendimet në PD ia dikton Berisha’.

“ Basha i pabesë, një akt që njoftoi 20 min para ne telefon, unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. Ai e bëri gjithçka për vetën e tij dhe për interesin personal.  Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha në emisionin ‘Zonë e lirë’

I pyetur se cili do të jetë aksioni kundër Lulzim Bashës, Berisha tha vendimi i kryedemokratit do t’i nënshtrohet një referendumi me gjithë anëtarësinë e PD të cilët ai do i takojë personalisht.

“Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull staturor. Së dyti, lulzim Basha me këtë veprim, me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. 100 përqind i besoj marrëveshjes me Edi Ramën. Kam pasur dyshime, por nuk e kam ditur se ka marrëveshje. Do bëj referendum në parti për vendimin, do takoj personalisht të gjithë anëtarësinë e PD.”, tha Berisha.

Zhgënjimet e akumuluara në 8 vite drejtim të partisë nga Basha, Berisha duket se i ka shfryrë pasi vendimit për përjashtimin e tij. Ai e konsideroi Basha një lider të pandreqshëm që po shkon nga disfata në disfatë dhe se nuk do e çojë kurrë partinë në fitore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Berisha: Dy persona më thanë në zyrë, Basha ka lobuar që të shpallem ‘non grata’

Shpallja ‘non grata’ nga DASH, për Sali Berishën përveç lobimit të Soros dhe Ramës, ka lobuar edhe Lulzim Basha. Berisha tha se dy persona një nga Washingtoni dhe një nga Tirana i kanë thënë se Basha po lobon kundër tij dhe se thotë se ‘vendimet në PD ia dikton Berisha’.

“Një person nga Washingtoni dhe një nga Tiranë më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë thënë që është i implikuar Lulzim Basha. Unë them çfarë më kanë thënë. Unë nuk e kam vlerësuar, mund të thotë ç’të dojë Basha dhe Rama nuk firmoset kurrë mbi bazën e këtyre thënieve. Ka qenë dora e Soros dhe lobimi i tij korruptim që ka firmosur vendimin e DASH. Basha më thotë mua se ata thonë se e kanë paralajmëruar Berishën, nëse quhet paralajmërim se Lulzim Basha thotë ‘çdo vendim mi dikton Berisha”, unë se kam bërë këtë. Unë absolutisht nuk kam diktuar asnjë vendim. Basha nuk pati guximin me shku në forumet e partisë”, tha Berisha.

Ora 22:13
Berisha: Basha i pakorrigjueshëm, s'e dërgon dot PD-në kurrë në fitore! Një muaj para zgjedhjeve i thashë ekipit se ai është lider i thyer

I papërmbajtur është treguar Sali Berisha kundrejt Lulzim Bashës pasi ky i fundit e ka shkarkur nga PD. Ish-kryeministri tha se Basha është një lider i pakorrigjueshëm  dhe se nuk e dërgon dot PD kurrë në fitore.

"Basha për mua me humbjen e dytë është i pakorrigjueshëm dhe se dërgon dot kurrë partinë demokratike në fitore. Unë kam punuar me ekipin që mbështeste Bashën dhe u kam thënë një muaj përpara se Basha është broken lider një lider i thyer.

Rama i  ka vjedhur zgjedhjet dhe Basha si ka fituar zgjedhjet. Një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra. A e patë spotin që futëm Shqipëqrinë në natto. Jo i thashë mos e bëni se do u përvishen mediet. A e vë ti në fb më tha, unë e vë i thashë", tha Berisha.

Ora 22:41
Do shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar? Berisha: Kur t’më teket

Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD për Sali Berishën është vendim ‘nul’. Teksa më herët e sfidoi hapur vendimin e Bashës, duke i thënë se mbetet anëtar i grupit dhe se në selinë blu mund të futet kur të dojë, tani Berisha i bëri të qartë se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar “Kut t’i teket”.

Pyetje: Do shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar?

Berisha: Kur t’më teket

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/09/2021 22:07

    Sa i bere ramizit do ti besh dhe ketij.. Aktor filmi je bravo ju qofte qe tallni k …

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 11/09/2021 21:24

    Se si terbohen ka pleqeria?!

    Përgjigju
  • Ilir: 11/09/2021 15:55

    Kenaqesia me e madhe e jetes sime kur shikoj surratin e ketij qeni te ngordhur, te trembur, te deformuar! Nuk ia uroj vdekjen se do te shpetonte nga tortura qe po vuan! Uroj t'i zgjatet sa me shume. Nuk i uroj as burgun se atje do ndjehej me i qete! Keshtu te pafsha o Salih qeni, e sa me gjate!

    Përgjigju
  • Ehuuu: 11/09/2021 13:48

    Opo kokat te han me njeri tjetrin. Ky po ju prish interesi i vet, ky shkaterron cdo gje. Nuk i kuptoj ata njerez qe akoma ndjekin kete 77 vjecar, sikur ky do sjelli demokracine

    Përgjigju
  • Shkodran: 11/09/2021 13:11

    Këtij gjithçka ja thonë!! Vetëm për baxhanakun që punonte në Gërdec dhe që nuk i'a dinte emrin nuk i kishin thënë!!

    Përgjigju
  • XXX: 11/09/2021 00:13

    Ik ore legen plak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale