Humbja drastike në zgjedhje, Berisha: Rama rrëzohet vetëm më protesta! Sulmon Bashën: Letër pa vlerë

TIRANË- Pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Sali Berisha beson se me Edi Ramën kryeministër zgjedhje të lira nuk ka e se vetmja mënyrë për të rrëzuar një kryeministër nuk ikën nga pushtetit është nëpërmjet protestave.

‘Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi.’- tha Berisha.

Sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin sociale Fabook, Berisha sulmoi rivalin e tij Lulzim Bashën, për të cilin përsëriti sërish se është peng i Ramës, e që nuk mund të konsiderohet si opozitë.

‘Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë.’- tha Berisha.

Berisha tha se nuk do të merret me Bashën, por me pengmarrësin e tij, Ramën.

“Problemet madhore të PD u bë nga shkelmimi i statutit. Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit Jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe jap pushtetin anëtarëve të PD-së. Kur them kryetar i PD-së humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë. Analiza e zgjedhjeve do të behën në përputhjeje me statutin e PD-së. Paralel me ridimensionimin e lirisë dhe zbatimit të ligjit, Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them që pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç se vullnetit të tij.”, u shpreh Berisha.

Mes të tjerash Berisha ftoi deputetët që duan të krijojnë fraksion që të ulen dhe të bisedojnë, ndërsa i mbylli ‘derën’ e bashkëpunimit Bashës dhe Alibeajt.

“Përveç Bashës dhe Alibravës, çdo demokrat është i mirëpritur. Deputetët të cilët duan të krijojnë fraksion janë të mirëpritur. Janë të mirëpritur, të ulemi të diskutojmë, debatojmë, si njerëz, si deputetë, me përgjegjshmëri të madhe për të ardhmen e PD.”, pohoi ai.

Berisha u ndal sërish tek zgjedhjet vendore, për të cilat thotë se ishin një farsë elektorale e shtoi se do të vijojë mbrojtjen e votës, pasi përndryshe legjitimojmë farsën elektorale.

‘Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj. Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit. Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD.’- tha Berisha.

Berisha komentoi edhe draft statutin për asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si të hartuar në Beograd. Po ashtu foli dhe për nismën e opozitës për minimumin jetik, duke e cilësuar si mjaft të rëndësishme për eliminimin e fenomenit të varfërisë ekstreme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Berisha sulmon Bashën: Akoma ka njerëz që mashtrohen e besojnë se është opozitë, është peng i Ramës! Letër pa vlerë

 

Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës, për të ciln tha se është peng i Edi Ramës.

‘Një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme. Faktet nuk janë për t’u injoruar, por për t’u pasur parasysh. Lulzim Basha ishte në një proces penal, të cilin nuk ia ngriti Sali Berisha, për ngritjen e të cilit Rama pagoi McGonigalin. Në të cilin akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Edi Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi gjer në prag të dënimit mimumi me 6 vite burg për 720 mijë dollarë pa origjinë.

Shërbimet amerikane thonë se janë me origjinë ruse, ai e mohon, por origjinën e vërtetë nuk e ka treguar kurrë. Në këto kushte, Edi Rama ia mbylli dosjen me një prokuror. Ka një prokuror që ka firmosur për mosmbylljen e dosjes. Firma e tij është e mjaftueshme që Edi Rama ta hapë dosjen në çdo kohë.

Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë.’- tha Berisha.

Ora 12:46
Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

 

Sali Berisha në një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetin sociale Facebook, u bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të mos rëndojnë më tej krizën në Kosovë me Edi Ramën.

‘Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës.

Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiçi. Përveç projektit, ai përdori një gjuhë ndaj Kosovës, që Putini do ia kishte lakmi.

Kosova do kthehet në kohën e bronzit, tha. Ne kemi mbajtur qëndrimet tona, por shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij, jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para se gjithash nga projekti i Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiç.

Ai kërkon me çdo kusht që ato komuna, pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, t’i ketë të qeverisura prej tij. Sikundër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për bashkërendim dhe bashkëpunim me KFOR-in, BE-në dhe SHBA.’- tha Berisha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 10/06/2023 23:35

    Berisha kujton se populli do e ndjek ne protestat qe do organizoje.Une jam njeri nga ata qe e kam ndjek ne demostrata.Tani qe ka dal hapur kunder Amerikes besoj se pak mund ta perkrahin.Konkretisht une me 12 shoket e mij kurre nuk do e mbeshtes.Mjaft e perdore popullin per interesat tuaja personale.Sali ! A te ka mbetur ndonje mik i afert qe te frenoje ne budalleqet tuaja.Gjynahet tuaja dhe shokeve tuaj do te gjykohen nje dite.

    Përgjigju
  • Beni: 10/06/2023 16:47

    I padashur Berisha.Te kam njohur ne Tropoje kur shoqeroje Hysni Kapon.Miku im M A me ka fol fjalet me te kqia per ju,per trajtimin qe i bate ne spital.Shprehimisht me tha:"kujtova se do me trajtonte mire,meqenese isha rekomandim i Hysniut.por ndodhi e kunderta.Ai eshte mendjemadh,fodull e i pa burreni "dhe me spjegoi hollesisht.A.M.te njohu per 1 muaj e ne jo se nuk te njohim.por te duruam 30 vjet.Mjaft ma.Te lutem ik.Behu nje here i llogjikshem.A kujton se nuk te njeh populli.Ti je nje kufome.Je i pameshirshem.Je gati te permbysish shqiperine per interesat tuaja.Turp e krim.O budallenj qe i shkoni prapa , a e dini qe edhe ju do pergjigjeni nje dite.Berisha ka mentalitetin e fshatarit qe thote vertete me rrahen por pazarin e perziva.Turp per prokurorine qe frkesohen nga nje i vdekur.Eshte koha qe drejtesia ta tregoje vehten.

    Përgjigju
  • e drejta: 10/06/2023 13:09

    PO KUSH TE DEGJON TY ORE DITEZI , BANDIT I REGJUR. BOTA TE KA DAMKOSUR DERI NE PALCE

    Përgjigju
  • Edi: 10/06/2023 12:56

    Jo me protesta e dhune, o pelle e kaosit, por me vote popullore,por ti asaj nuk I di kuptimin

    Përgjigju
    • Miku Saliut: 10/06/2023 20:39

      Cka po don ma prej kti popull qe e keni rrjep per se gjalli,mish per top,joejo merr familjen tende e ban revolucion

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)