Berisha del zbuluar, si e ndryshoi mendimin për djegien e mandateve pasi Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së! Çfarë thoshte para 6 muajsh e çfarë thotë tani

TIRANË- Sali Berisha, me lagimin nga PD-ja duket se ka ndryshuar edhe mendimet e tij, kjo për shkak të interesit personal, pasi Lulzim Basha e largoi nga grupi i PD-së.

Kjo është fakt! Mjafton për të sjellë në vëmendje deklaratën e tij, kur 6 muaj më parë ka deklaruar se ideja për të djegur mandatet ishte hedhur nga ai në tryezë, e ndërsa pas përjashtimit nga grupi, “fajin” ia ka hedhur Lulzim Bashës.

Deklaratat e Berishës
Gazetarja: Zoti Berisha tani mbas dy vjetësh, kush e hodhi i pari në tryezë çështjen e djegies së mandateve?
Berisha: Unë. Unë kam qenë.
Gazetarja: Ishit prap ju përsëri?
Berisha: Unë kam qenë. Nuk mund ta mohojë atë.

*
6 muaj më vonë....
Gazetari: Roli juaj personal në këtë vendim ka qenë i fortë? Apo keni qenë abstent?
Berisha: Absolutisht jo i fortë.
Gazetari: Pse, se Rama pretendon se ju dhe Meta keni ndërtuar një konspiracion duke mashtruar Bashën dhe Kryemadhin?
Berisha: Po lerë se nuk më prekupon ajo. Unë udhëhiqem nga parimet.
Berisha: Kurrë, kurrë. Mos pres kush kurrë se unë të luaj rol të fortë në çështje të rëndësishme. Nuk jam, unë jam i tërhequr.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet