Berisha: Diplomatët, tortura në të
kuqen e ferrit të Ramës pa ajrosje

Berisha: Diplomatët, tortura në të<br />kuqen e ferrit të Ramës pa ajrosje
TIRANE - Ish-Kryeministri Berisha e ka përshkruar "si një torturë në ferr, kabare,kazino," pritjen e diplomatëve të huaj në Kryeministrinë e rinovuar nga Kryeministri Rama me një "ese" të tijën titulluar "Një rrëfenjëz për takimin e prishur".

"Më 2 tetor në darke, Tirana njohu një bllokim të paparë të rrugëve dhe rrugicave të saj. Edi Rama kishte ftuar trupin diplomatik,"- rrëfen Berisha në Fb dhe më pas, me nota sarkastike, përshkruan takimin. 

"Takimi në Kryeministri befasoi diplomatët e huaj deri në torturë. Së pari, salla më serioze, ajo e marrëveshjeve, ishte veshur me pllaka të një të kuqeje të veçantë, që disa prej të pranishmeve iu kujtoi ngjyrën e ferrit; ndonjerit prej tyre sallat e kabareve të Pigalle; të tretëve, rikthimin tek Enveri.

Kurse tryeza e mbledhjeve te qeverise me ngjyra kllouni ngjante si tovoline e madhe kazinoje e 15-20 viteve me pare. Por prisni. Keto ishin vertet qesharake deri ne perverse per nje kryeministri por nuk ishin keto qe prishen takimin.

Diplomatet u befasuan kur pas turit ne ndertese, ne vend te shampanjes u detyruan te degjonin fjalen boshe prej 84 minutash te kryeministrit, per te cilen nje mik i imi i pranishem me shkruan se kjo ishte jo torture, por ferri i vertete. Takimin e prishi ky fjalim.

Piktori nga frika e "çimkave" kishte nxjerrë jashtë përdorimi, sistemin e ajrit të kondicionuar. Diplomatët kullonin në djersë, disa prej tyre u ligështuan dhe ikën, të tjerë humbën durimin dhe qetësisht u larguan nga salla, kurse dy-tre syresh më të moshuar, duke u dremitur, filluan të sjellin në mendje kohën që ata kishin shërbyer në Kubë, Libi, Venezuelë apo ne OKB kur Kastro, Gedafi, Chaves flisnin para tyre po kaq sa Rama.

Por në darkë, ata e patën më thjesht. I raportuan kancelarive të tyre me një fjalë të vetme, natyrisht me germa kapitale, jo "aghanke" (fatalitet - në greqishten e lashtë) por "Paranojë," - thekson ish-Kryeministri.

Më pas, ai e vazhdon esenë e tij me pritjen në një ambasadë të huaj, ku duket se Berisha ka qënë vetë i pranishëm. "Dje, në festën kombëtare të një ambasade,- vijon ai përshkrimin ai, - "gossipi" vërtitej rreth torturës së një nate më parë, nga retorika tërkuze boshe e Piktorit dështak, por dhe frikës se mos do t'i jepej fjala për të prishur edhe këtë festë. Ajo nuk ndodhi, Rama nuk foli! Të ftuarit gëzuan dhe festuan! Lavdi Zotit!"

Dhe në përfundim, Berisha vendos edhe një sqarim për çka ka përmenduar më lart: "Pigalle është një lagje e Parisit, shumë e frekuentuar nga turistët, e njohur për kabaretë e famshme dhe "seksi shopet", muzeun e erotizmit etj. "

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën