Berisha 'duartroket' agresorët e Tropojës! Lleshaj: Asnjë dhunues nuk do t'i shpëtojë ligjit

Berisha 'duartroket' agresorët e Tropojës! Lleshaj: Asnjë dhunues nuk do t'i shpëtojë ligjit

Sali Berisha

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas sulmeve të ndodhura në KZAZ nr. 3 në Shkodër. Ai thotë se kjo është një përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD dhe fton qytetarët të distancohen nga kjo ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Berisha 'duartroket' agresorët e Tropojës: Kryengritës, fitimtarë! I dhanë përgjigje farsës së varrhimësit

1560869265_berisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha përkrah aktet e dhunshme të militantëve dhe punonjësve të Bashkisë së Tropojës të cilët ditën e sotme sulmuan KZAZ-të duke shkatërruar materialet zgjedhore.

Ai thotë se ata i dhanë përgjigjen farsës së varrhimësit të pluralizmit Edvin Kristaq Rama.

"Pershendetjet me te perzemerta kryengritesve fitimtar te Tropojes! Ju lumte! I dhane pergjigje shkaterrimtare farses se varrmihesit te pluralizmit Edvin Kristaq Mafia! Rama ik! Fitore! sb", shkruan Berisha.

Ora 21:14
Militantët i vënë flakën KZAZ-së/ Lleshaj: Asnjë dhunues nuk do t'i shpëtojë ligjit

1559212980_lleshajfoto.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas sulmeve të ndodhura në KZAZ nr. 3 në Shkodër. Ai thotë se kjo është një përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD dhe fton qytetarët të distancohen nga kjo ngjarje.

"Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve", shkruan Lleshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 19/06/2019 11:08

    EH ..CFARE FATI PATEM SI POPULL!!!SMJAFTUAN 45 VJET POR EDHE 30 ME KEQ

    Përgjigju
    • undheti: 19/06/2019 21:36

      je populli me frikacak ne bot....me fakte...gjethmon kemi qen posht..500 vjet nen turkun..45 nen enverit..30 nen saliut...ne jemi per te vrar njeri tjetrin per nje dhaf goje...apo per politik...kurr nuk behen 10 shqipetar bashk e te thon hajde ti fusim brenda keta kriminela...kurr nuk ka per te ndodhur..ne vjen turp ta them se shqipetar jam edhe un po keshtu esht raliteti

  • Gore: 18/06/2019 23:28

    Z. Minister perse nuk arrestohet ky individ qe ben thirrje per prishje te rendit kushtetues?

    Përgjigju
  • Trim: 18/06/2019 21:37

    OSali shko mor digj kufomen tende me na i cep,o vdeksh dhe te hedhshin te hane korbat

    Përgjigju
  • Boliboli: 18/06/2019 18:00

    Po 24 ore te me len mua ne pushtet jo me shum, dhe e shikoni si e bej shqiperine

    Përgjigju
  • ERP: 18/06/2019 17:08

    Kur ka akoma budallenj qe i bejne keto vandalizma per ty, nuk do bejme perpara akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë