Berisha flet në podium, militantët sulmojnë me kapsolla Policinë, 3 efektivë të plagosur, njëri u dëmtua në sy nga shpërthimet

Teksa kryetari i PD-së mbante fjalimin në podium, militantët nuk nguruan të sulmonin edhe kordonin e Policisë së Shtetit me kapsolla dhe flakadanë. 

Nga hedhja e tyre fillimisht u njoftua lëndimi i një efektiveje në gardhin e sigurisë që u ndihmua nga kolegët, por nuk mjaftoi me kaq. Hedhja e lëndëve të tjera piroteknike më pas, ndërsa Berisha nuk e kishte përfunduar ende fjalimin, shkaktoi dëme të tjera.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë. Në total ka 3 policë të plagosur.

Mësohet se njëri ka marrë lëndime në sy nga shpërthimet, një në dorë e një tjetër në fytyrë.


Lajmi kryesor:

Protesta e opozitës/ Kapsolla drejt Kryeministrisë, harrohet 'qeveria teknike'! Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit Soros, do e bëjmë dhe ne! Meta sulmon Dumanin


A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta

Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta