Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

 

Sali Berisha në një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetin sociale Facebook, u bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të mos rëndojnë më tej krizën në Kosovë me Edi Ramën.

‘Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës.

Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiçi. Përveç projektit, ai përdori një gjuhë ndaj Kosovës, që Putini do ia kishte lakmi.

Kosova do kthehet në kohën e bronzit, tha. Ne kemi mbajtur qëndrimet tona, por shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij, jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para se gjithash nga projekti i Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiç.

Ai kërkon me çdo kusht që ato komuna, pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, t’i ketë të qeverisura prej tij. Sikundër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për bashkërendim dhe bashkëpunim me KFOR-in, BE-në dhe SHBA.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Humbja drastike në zgjedhje, Berisha: Rama rrëzohet vetëm më protesta! Sulmon Bashën: Letër pa vlerë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit

Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit