Berisha i 'sul' dhëndrin Ambasadës Amerikane, akuza për ndryshimin e historisë dhe e quan sorosiste! Luftë edhe SPAK dhe Dvoranit! (Basha shenja distancimi nga Familja)

Berisha i 'sul' dhëndrin Ambasadës Amerikane, akuza për ndryshimin e historisë dhe e quan sorosiste! Luftë edhe SPAK dhe Dvoranit! (Basha shenja distancimi nga Familja)

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

Pas kritikave të tërthorta ndaj Lulzim Bashës për qëndrim të butë dhe pasiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha ka nxjerrë dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në ballë të betejës së tij kundër Perëndimit, pas shpalljes 'non grata' nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj tij, Familjes dhe aleatit, si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Ndërsa Lulzim Basha ka nisur pushimet, duke shpërfillur hallin e madh që ka zënë Familjen Berisha, Sali Berisha po e vijon këtë verë betejën me në krah dhëndrin, i cili ka nisur një fushatë sulmesh kundër Ambasadës Amerikane, por edhe ndaj SPAK.

Ditën e sotme, Malltezi është shprehur i revoltuar se pse Ambasada Amerikane nuk ka postuar foto të vjehrrit të tij, Sali Berishës, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, që vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë. Dhëndri i Familjes Berisha akuzon Ambasadën Amerikane për ndryshimin e historisë, ndërsa e quan Sorosiste, duke iu referuar pretendimit të Berishës se Soros ka dorë në vendimin e DASH për të futur në listën e zezë bashkë me familjen. “Retushimet e fotove, ndryshimin e historisë sipas interesit & fallacy of misplaced correctness i dinim komuniste - qenkan dhe Sorosiste”, shkruan Malltezi. Disa orë para reagimit të Malltezit, për mungesën e Berishës në fotot e postuara nga Ambasada Amerikane ka reaguar i revoltuar edhe Çim Peka, i njohur si gazetar i Familjes Berisha.

Në 11 qershor 2021, Jamarbër Malltezi, i bashkohet sërish sulmeve të vjehrrit ndaj Sorosit, teksa shkruan se “Ka dallim te madh mes bamirësit dhe grabitësit, le pastaj mes bamirësit dhe atij që don të destabilizoje gjithë Ballkanin përmes ndryshimit të kufijve”. Në 7 qershor, Malltezi i bën jehonë lobimit të Berishës, në përpjekje për të dalë nga lista e zezë. “Kongresmeni Lee Zeldin, një mik i mahnitshëm për shqiptarët, sapo mori në pyetje Sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si persona jo-grata dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës”, shkruan Malltezi.

Ndërsa Lulzim Basha ka mbajtur vetëm një qëndrim për goditjen amerikane ndaj Familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, në 6 qershor e konsideronte vendimin e DASH për përfshirjen e Berishës dhe Familjes së tij në listën e zeze, si një skenar të Sorosit për të mos hetuar çështjen e inceneratorëve. “Sulmi i veglave të Soros ndaj Berishës veç për të mos hetuar vjedhjen e 430 milionë € me inceneratorët e plehrave”.

Në 2 qershor 2021, Jamarbër Malltezi ka bërë një reagim të gjatë, në mbështetje të alibisë së vjehrrit për goditjen që mori nga SHBA. Ndër të tjera shkruante se “...Asnjë bandit nuk ka arritur dhe as imagjinuar që të kapë gjithë sistemin e drejtësisë, siç po bën Soros për interesa të lidhjeve korruptive të Edi Ramës. ...Ironia është që fondacioni Soros, që predikon shoqëri të hapur, bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare, u bë – në një akt hipokrizie të pashoqe – promotori i ndarjes së Kosovës sipas kufijve etnikë”. Tre ditë pasi DASH shpalli Berishën dhe Familjen e tij non grata, dhëndri Jamarbër Malltezi, e konsideroi këtë vendim si të bazuar në thashetheme që sajoheshin edhe në komunizëm.

Dhëndri i Berishës ka sulmuar edhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, i shpallur nga Departamentit Amerikan i Shtetit mes 12 kampionëve të luftës kundër korrupsionit në botë. Dvorani është në shënjestër të sulmeve të Ilir Metës dhe Sali Berishës që në janar të vitit 2012, kur refuzoi mesazhin e koduar të Sali Berishës për të votuar për pafajësinë e Ilir Metës, për të cilin prokuroria kërkonte dënimin me dy vite burg për korrupsion. Pjesë e sulmeve të dhëndrit të Berishës është edhe SPAK, strukturë e cila mësohet se ka nisur të verifikojë aferën e privatizimit të pronës shtetërore ish-Klubi Partizani. Mbi këtë pronë janë ngritur 20 kulla, me pronar pikërisht Jamarbër Malltezi me 53-50 %.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 23/06/2021 21:19

    Pse nuk e shpallën dhe këtë Non Grata? Duhet ta shikojë edhe njëherë këtë punë SHBA

    Përgjigju
  • ShBA: 23/06/2021 21:07

    Je non-grata ,megjithate behu gati te te marrim pasurine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale