Fitorja e qendrës së djathtë në Itali, Berisha uron Giorgia Melonin: Historike! Fitore e vlerave konservatore, po triumfojnë në gjithë Europën

Një fitore historike të së djathtës, e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, triumfin e qendrës së djathtë në Itali. Kreu i ‘Rithemelimit’ që pretendon se po rikthen vlerat konservatore tek e djathta shqiptare, u shpreh se fitorja është fitorja e shoqërive të lira, e familjes e atdhetarisë dhe e atdheut.

Duke i uruar fitoren, kryeministres Meloni, Berisha tha se vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë.

'Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë. Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut. Meloni është një euro-atlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e NATO dhe SHBA në këtë betejë.

Georgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së. Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë. Kështu që me këtë rast, unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë, dhe suksese të tjera të mëdha.'- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Bashkimi Evropian, i trembur nga fitorja e Melonit në Itali, opozita shqiptare 'në ekstazë': Simbol i vlerave të mëdha


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Menopauza: Bima që lehtëson afshet e nxehta, ul sheqerin dhe kolesterolin!

Menopauza: Bima që lehtëson afshet e nxehta, ul sheqerin dhe kolesterolin!