Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë

 

Pas lustracionit, Sali Berisha insiston që një tjetër ligj që duhet të shqyrtohet është parashkrimi i veprës penale që të mos përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat dhe organe të tjera të larta.

“Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.

Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë. Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi nismat tona për lustracionin e rezolutën që denoncon genocidin serb në Kosovë


A.M./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur