Berisha: Mbyllja e Universiteteve
akt ligësie, protesta në shtato

Berisha: Mbyllja e Universiteteve<br />akt ligësie, protesta në shtato
TIRANË - Një akt qeveritar negativizmi dhe ligësie ekstreme e ka cilësuar Berisha mbylljen e disa Universiteteve duke rrënuar sipas tij ëndrrën universitare te 11 mijë të rinjve shqiptar.
 
Berisha përmes rrjetit social paralajmëron protesta në muajin shtator, pasi vendimi për mbylljen e këtyre institucioneve është marrë në pabesi shkruan Berisha në "Facebook" duke shtuar se
vendimi është marrë pasi universitetet dhe shkollat janë mbyllur. 
 
“Por shtatori po vjen. Ftoj te rinjtë dhe te rejat që me protestat më të fuqishme t'i japim në shtator klikës Rama - Meta ndëshkimin e merituar!!”-shprehet Berisha.
 
 
Sipas Berishës ky vendim merret në një kohë kur përqindja e të diplomuarve në universitete, në popullatën në tërësi, është 5-6 herë më e ulët se sa mesatarja europiane.
 
“Ai nuk mjaftohet me kaq, por rrit me 33% tarifat për studimet universitare duke i rritur ato, në proporcion për vendin më të varfër, në nivelet më të larta në kontinentin tonë.”- shkruan në rrjetin social “Facebook”
 
“Ky vendim bie ndesh me Kushtetutën e vendit kartën e saj sociale”- shprehet Berisha ndërsa thekson se në të gjitha raportet ndërkombëtare vlerësohej shumë fakti që në Shqipëri 72% e atyre që merrnin maturën hynin në universitet.

Statusi i Berishës në rrjetin social "Facebook"

berisha fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës