Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%

Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%

Sali Berisha në takimin e sotëm në Lezhë

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë sot i pranishëm në takimin me grupet e punës në qarkun e Lezhës, i shoqëruar nga kreu politik i qarkut, deputeti Agron Gjekmarkaj.

Ai i kërkoi funksionarëve në bazë që të ndezin motorët e fushatës dhe të nisin takimet me qytetarët për të fituar zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Ish-kryeministri i akuzuar për aferën në dosjen “Partizani” të SPAK, i sapoliruar nga arresti shtëpiak gati njëvjeçar, akuzoi qeverinë për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi, duke vënë theksin te ekonomia, si; shpopullimi, pensionet, taksat, rrogat dhe biznesi.

Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë kur ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare, të cilin nuk e ka regjistruar asnjë pushtim para tij. Ka larguar, për hapësirën e Shengenit, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, gjer dy muaj më parë të vitit 2024. Statistika e Eurostatit. Po të marrim sa janë larguar në të gjithë botën, unë ju garantoj se, shkojnë mbi 40% të të gjithë popullatës”, tha Berisha, duke denoncuar shpopullimin e vendit.

Teksa më tej ngriti shqetësimin për gjendjen e varfërisë në vend.

“Por problemi më i madh akoma bëhet, kur këta që jetojnë këtu, ky i ka zhytur në një varfëri lemeritëse, lemeritëse. Me një varfëri në rritje, me të gjithë treguesit. E riktheksoj edhe njëherë, në Rumani që nga viti 2013 gjer sot janë 5-fishuar rrogat. Janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Rumania në vitin 2013 e kishte qartësisht të paktën 20% më të ulët rrogën se Shqipëria”, u shpreh kreu i PD

Ai u tha të pranishmëve se në qeverisjen e PD rrogat kanë qenë më të larta se në 6 vende të Ballkanit, kurse qeveria aktuale “i ngriu rrogat” dhe “ngriti çmimet 2-3 herë”.

“Pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale. Sepse sot këto çmime kanë tejkaluar Greqinë, po e po, por kanë tejkaluar Gjermaninë, Italinë.  Dhe këtij i duhet të jetojë me 150, 120, ose 180 euro. Duhet të marrë dhe ilaçet, por po mori ilaçet nuk merr një vakt buk, ose lë pa marrë ilaçet. Kjo është e vërteta”, tha Berisha, duke ritheksuar se kjo është qeveri e narkoshtetit dhe e krahasoi me regjimin e Assadit në Siri.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Me rroba të zeza dhe kapuç ky është autori që vendosi lëndën plasëse tek lokali 'The Boss' në Vlorë

Me rroba të zeza dhe kapuç ky është autori që vendosi lëndën plasëse tek lokali 'The Boss' në Vlorë