Berisha me pedagogët: Protesta e studentëve në 2018 dështoi se s'kishte besimin e opozitës së Bashës! Rektori i UT, ish-hetues i diktaturës, ofendim për akademikët

TIRANË- Ish kryeministri, Sali Berisha në një bashkëbisedim me pedagogët mbi sfidat e Arsimin e Lartë sulmoi rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, të cilin e cilësoi një ish-hetues të regjimit komunist. Ai tha se emërimi i Hoxhës në këtë detyrë është fyerje për botën akademike shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te kampusi i ri universitar, ku hodhi akuza se tenderin do e fitonte Emiljano Shullazi, i akuzuar për një sërë krimesh.

“Sot 90% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punimeve shkencore, por vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic dhe gjysmë rektor. Kështu është ai, një ish-hetues i diktaturës, nuk mund të jetë Rektor. Nuk plotëson asnjë kusht që të jetë rektor. Është fyerje e madhe për botën akademike shqiptare. Atë merre çoje në Akademinë e Policisë apo në një zonë, por jo rektor të universitetit kryesor të vendit. Nuk është çështje personale, por profesionale.  Prej 9 vitesh diskutohet për kampusin, ku u la e përcaktuar fusha e ndërtimit, ishin pothuajse të gatshmet fondet e financimit, u bë projekti, ku është tani? A e dini pse u sabotua, sepse Emiljano Shullazi do të ishte përfitues i tenderit dhe i doli kandidati për rektor dhe i tha të zhduka dhe lëshoja kësaj zonjës se është përzgjedhur për tender, ai mori dënimin që meritoi, por kampusi u zhduk, pas 8 vitesh. Arsimi ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor të trajtimit të pedagogut, të profesorit, të trupës akademike, përndryshe ajo do të emigrojë, do të largohet, do të emigroj,ë do ikë kush të mundet, arsimi ka nevojë për krijimin e kushteve dhe hapjen drejt të rinjve, përgjysmimi i tarifave dhe financimin e kërkimeve shkencore", tha Berisha.

Berisha është kthyer pas në kohë, te protestat e studentëve në 2018, ku nuk nguroi që të sulmonte Lulzim Bashën. Ndonëse nuk e artikuloi me emër dhe mbiemër, sipas Berisha, protestat e studentëve nuk e arritën qëllimin e tyre pikërisht sepse nuk kishin besim te opozita e atëhershme.

"Në histori lëvizjet universitare janë faktuar shpëtimtare për shoqëritë dhe kombet dhe kur sheh këtë tablo përpara, bëhet jetike një lëvizje e fuqishme proteste në universitete dhe shkollat tona, rruga e vetme për t'i dhënë fund kësaj rrokullisje në arsim është pjesëmarrja aktive e studenteve dhe pedagogët në një betejë deri në fitoren e kauzës së tyre. lëvizja për Universitetin para 3 vitesh nuk realizoi qëllimin e saj, sepse opozita nuk kishte besimin e tyre, të nuk i besonin opozitës, se në të kundërtën ajo do përmbushte misionin e vet, ata kishin të drejtë, se opozita nuk ka qenë një avokate e tyre, por ju garantoj se sot kjo situatë ka marrë fund dhe ne do të përkrahim çdo përpjekje të studentëve dhe të studentëve për të ndaluar këtë kthesë të madhe me rrokullisje me pasoja të rënda", tha Berisha.

Kjo është tryeza e dytë që Sali Berisha mban pas iluzioneve të krijuar në Partinë Demokratike se është ai që i drejton demokratët, ku të pranishëm ishte edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, apo profesorët Edmond Tupja si edhe Bujar Kapexhiu. Tryeza e parë ishte për energjinë, por që solli edhe kundërpërgjigje nga mazhoranca.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 28/04/2022 08:08

    Nuk ka prodhim genjeshtrash me efikas, se "Made in Salih Berisha".Per cdo rast,per cdo sit uate e per cdo person, me automatizem e "pagezon" me epitetin adekuat te prodhuesit te liqensuar te genejshtres recidive.

    Përgjigju
  • Iris: 28/04/2022 02:16

    N.q.s rektori ka qene hetues i kohes se diktatures,ju keni qene doktori dhe sekretar i partise te diktatures.Rektori hetonte kundershtaret e diktatures,kurse ju i mbanit gjalle anetaret e Byrose dhe kujdeseshit per zbatimin e doktrines se diktatures.

    Përgjigju
  • Besi: 28/04/2022 00:07

    Ne kohen e Berishes arsimi ishte skandal.Lulezuan uniersitete fantazme.Por sot ministrja Kushi duhet te pastroje edhe stafet e ZVA ve ne rrethe sepse jane te mbushur me njerez te paafte.P.sh ne DRAP te Fierit ka persona qe behen kamikaze per te pushuar njerez nga puna.Te tille jane Zamira Birce dhe Alban Germbi qe eshte pa dipllome mesuesie dhe kontrollon te shkollat.O zot cfare niveli ka mbledhur Brunilda Dhami ne DRAP

    Përgjigju
  • Endri: 27/04/2022 18:59

    Kur do ja hidhni prangat ketij plehre?!!

    Përgjigju
  • Bobi: 27/04/2022 18:17

    Po kete hetuesin e ka votuar jo 1 as 2 por 3 heret e fundit dhe Argita Berisha mer dak. Kur paska qene hetues dhe nuk mund te ishte dekan ne fakultetin e drejtesise ku eshte dhe akademikja Argita pastaj rektor pse e ka votuar ajo.Ik o kellire se ti per interesat e tua te momentit sulmon dhe tet ame.

    Përgjigju
    • Europ: 27/04/2022 21:05

      Me protesta dhe me dhune do te marre pushtetin.Ka ikur ajo kohe.Ike plaku merre,me gjithe tespiet tosum bac.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?



×

Lajmi i fundit

John

Mero Baze: Përpjekje për të imituar 'bezen e kuqe të 21 janarit', për protestën e 7 korrikut