Berisha mbledh në Shkodër mbështetësit e tij: Bashën e pret vrima e miut me revolucionin tonë! Ndërkombëtarëve i them se ne do të vazhdojmë

SHKODËR- “Lulzim Bashën e pret vrima e miut nga revolucioni jonë”, ka qenë ky “kërcënimi” dhe fjalët e Sali Berishës gjatë takimit të paralajmëruar mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër me mbështetësit e tij.

Ish-Kryeministri Berisha e nisi takimin me 1 minutë heshtje për legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare një ditë më parë.

Ai e kishte premtuar se “revolucioni” nuk do të ndalet dhe protestat paqësore siç i quan do të vijojnë në të gjithë Shqipërinë, një gjë që e theksoi edhe gjatë takimit të sotëm në Shkodër.

Ish-Kryeministri gjatë fjalës së tij i është drejtuar ndërkombëtarëve të cilët nuk mund të mos “ndëshkonin” protestën e dhunshme të 8 janarit, duke e ritheksuar se ato janë paqësore dhe nuk do të ndalen.  Ai madje u mundua ta justifikonte dhunën, duke thënë se e vetmja gjë që dëshironin ata ishte të nxirrni banditët nga shtëpia e demokratëve.

Emrat e njohur demokratë të Shkodrës që janë parë në Pallatin e Sportit krah Berishës kanë qenë Voltana Ademi, Bardh Spahia, Lorenc Luka, Arvid Bushati etj, ndërkohë që nga Tirana kanë mbërritur Edmond Spaho, Belind Këlliçi dhe të tjerë mbështetës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Berisha-ndërkombëtarëve: Është protestë paqësore, por e pandalshme! Më 8 janar donim vetëm të nxirrnin banditët nga shtëpia jonë, kush nuk do e bënte?

Berisha duke ju drejtuar ndërkombëtarëve tha se kjo është një protestë paqësore, por do të jetë e pandalshme. Duke folur për sulmin e 8 janarit, Berisha tha se demokratët berishianë donin vetëm të nxirrnin banditët siç i quajti nga shtëpia e tyre.

“Thirrja për partnerët ndërkombëtar, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar nuk kërkonin gjë tjetër, por arë që do të bënte një polici e çdo shteti të lirë, të nxirrnin banditët nga shtëpia e tij . Kush është ai që e sheh shtëpinë e tij plot me bandit dhe nuk “lufton” t’i nxjerri? 8 janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën. Ata që mbështesin Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë”, tha ai.

Ora 12:45
Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut nga ky revolucion! Kush e do për kryetar opozite tallet me lirinë

Duke folur për demokratët që e mbështesin në qytetin e Shkodrës, Berisha tha se Bashën e pret vrima e miut nga revolucioni që kanë nisur dhe se kushdo që e do për kryetar opozite nuk do lirinë.

"Hiqni dorë prej Lulzim bravës, është turpi i dheut dhe turpi i historisë. Ndahuni nga Lulzim Basha sepse atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik, ata që mbështesin Bashën për kryetar opozitë ata tallen! Shqiptarët që mbështesin Bashën tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit.", ka thënë ai.

Ora 12:24
Berisha e nis fjalën me demokratët e Shkodrës me 1 minutë heshtje për Ramazan Rragami

 

Fjalën e tij para mbështetësve shkodranë, ish-Kryeministri Berisha e nisi me 1 minutë heshtje për legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare një ditë më parë.

Berisha e vlerësoi Rragamin si një prej figurave më të shquara të Shkodrës.

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 17/01/2022 03:00

    O ju 19 vjecaret turpi I kombit qe ndiqni pas salqenin. Ju nuk I arrini te thembra e kembes ENVER HOXHES. Turpi familjeve tuajaqe ju le te ndiqni pas nje hajdut qe ka vjedh e shkaterru Shqiperine e qe i ka mbyllur e verbuar syte popullit per te pasuruar veten dhe familjen e tij. Mire tja bej ketij populli injorante

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2022 01:17

    Mire Bashen e pritka vrima e miut,po ju z.Berisha,e dini cila vrime ju pret?

    Përgjigju
  • Gripi: 16/01/2022 22:06

    Vazhdo revolucioin o Sali Qameti perderisa SPAK shijon taksat e shqiptareve dhe fle gjume ose areston ndonje polic lagjeje. Gjen dhe ben dhe mire na e ben.

    Përgjigju
  • Niku: 16/01/2022 17:14

    Berisha nuk ka per te gjetur mbeshtetje ne Shkoder espse: 1. Kur ishte ne pushtet, e la Shkodren pa investime, ne pike te hallit. 2. ka qene ne pushtet kur ndodhi 97, piramidat, Gerdeci, 21 janari.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 16/01/2022 16:22

    Ti mund ti thush car te dush nderkombetarve POR JAN ATO NDERKOMBETARET QE DO TE BESOJNE CIN DUAN ATO SE DHE SADAMI ME KEDAFIN ASHTU THAN QE NE DO TE ECIM PERPARA POR PERFUNDOI SI PERFUNDOI,I KE KONSUMU TRE PERGJIGJET E MUDESHME NE FAVORIN TAT SALI DUKE FILLU NGA KONTRABANDA E NAFTES DERI TEK 21 JANARI,PARALAJMERIMIN E MORE NE 19 MAJ SALI DJALI 77VJEC DERI NE 80 VJEC TE KAP LIGJI NJESOJ SI TE TJERET MBAS 80 tes KE ZBRITJE ...........

    Përgjigju
    • Sali qeni: 16/01/2022 17:15

      Foltore fallxhorja berishes nje legen burr maskara i poshter ne burg e ke venin qen bir qeni komunist i enverit

  • Olti shkoder: 16/01/2022 16:18

    Laj mt me shrr i thon keetej n’a shkodra .sali berisha ilir kok paca meta apo metaj e disa politikan bashke me voltan shurr duhet ti dergohen spakut per verifikim special per ca investime te dyshimta ne shkoder

    Përgjigju
  • Fran Uci: 16/01/2022 15:55

    Ne Shkoder e Malsi Berishes i eshte rezervuar sallatori i gomarit tim..

    Përgjigju
  • Shkodra: 16/01/2022 13:57

    Ishin tre autobuz me militant qe kishin ardhe ne shkoder me ne krye fuoristraden ml te sali lushes . Ku ka mbeshtetje ne shkoder berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman