Berisha ngre në këmbë deputetët
 mbajnë heshtje për Srebrenicën

Berisha ngre në këmbë deputetët<br /> mbajnë heshtje për Srebrenicën
TIRANË - Deputetët e Parlamentit shqiptar kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës në Srebenicë të ndodhur 20 vite më parë.

Ftesën për mbajtjen e heshtjes në shenjë nderimi për viktimat e bëri ish-kryeministri Berisha i cili dënoi edhe aktin e shëmtuar sipas tij që Rusia vendosi Veton në Këshillin e Sigurisë në OKB për të mos e cilësuar si genocid.
 
homzhe kuvend

“Në rajonin tonë pati vend barbaria më e madhe, gjenocidi i Srebenicës ku të rrethuar nga forcat serbe nën mbrojtjen e plotë të OKB-së u grin nga barbarët e këtij rajoni 8 mijë burra, gra, fëmijë, pleq vetëm e vetëm se i përkisnin besimit musliman. Genocidi i Serbenicës është ngjarja më e turpshme, më tragjike në historinë e pas luftës së dytë botërore. Nuk arritën të mbrojnë nga mizoria serbe njerëzit që strehonin në kampet e tyre. Të dënojmë qëndrimin e Putin që ndaloi në KS të OKB të quante gjenocid masakrën e Srebrenicës. Kujtoi se kështu i shpëtoi nderin Serbisë, ose Rusisë së vogël në Ballkan. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje në nderim të viktimave në Srebencië 20 vite më parë.”- tha Berisha.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren