Berisha 'non grata', Endri Shabani: I pari në listën e personave që duan të destabilizojnë politikisht vendin! SHBA dha sinjal që ai s'duhet të mbështetet më

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha 'non grata', e konsideroi këtë të fundit si të parin në listën e  personave që tentojnë te destabilizojnë politikën e vendit. I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Shbani u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.

"Biden është një president që ka një lidhje me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me shqiptarët, roli i tij në Kosovë, përpjekja e tij për të mbrojtur popullin kosovar, një autostradë në Kosovë mban emrin e djalit të Joe Biden, pra e njeh mirë rajonin. Biden ka premtuar se nuk do rikandidojë, këto 4 vite ka dhe ai do të arrijë gjërat për të cilat ka punuar, dhe ai ka punuar për një pozicion më të mirë të shqiptarëve ne Rajon, por ka pengesa, njerëz të korruptuar, që tentojnë ta destabilizojnë politikën e vendit për arsye persona,e që kanë kërcënuar vazhdimisht dhe i pari në këtë listë është Sali Berisha. Duke çuar mesazh përmes Berishës, i çohet mesazh edhe të tjerëve", tha Shabani.

Ndërkohë, në lidhje me  urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë  futur në listën e zezë, Shabani tha se nëpërmjet kësaj çohet sinjal që Berisha nuk duhet të votohet dhe as të mbështet më.

"Ligjin mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim, është ligji që njerëzit e korruptuar që vjedhin popullin e tyre, mos e përdorin Amerikën si një vend ku riciklohen paratë që i janë marrë popullit të varfër. Kjo çon sinjal që ky person nuk duhet të votohet më, nuk duhet të ketë më mbështetës. Unë shpresoj që të ketë influencë", shtoi ai.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet