Berisha 'nxin' Shqipërinë para Italisë në prag të vendimit të Brukselit për negociatat

Berisha 'nxin' Shqipërinë para Italisë në prag të vendimit të Brukselit për negociatat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim senatorin italian të "Lega Nord" Manuel Vescovi, i cili është gjithashtu kryetar i grupit të miqësisë Itali-Shqipëri në parlamentin e vendit fqinj, anëtar i Komisionit të Jashtëm si dhe zëvendës kryetar i delegacionit Italian pranë Këshillit të Europes.

Vescovi gjatë vizitës në Shqipëri shoqërohej edhe nga ish deputeti Italian Nicola Ciriaci. Berisha ka bërë një rezyme të zezë për Shqipërinë para italianëve në momentet kur opozita ka dalë nga parlamenti dhe vijon protestat në rrugë. Në postim e tij ku tregon bisedën, Berisha ka 'nxirë' vendin pak javë para vendimit të Brukselit,ku Shqipëria shpreson në hapjen e negociatave.

Berisha thotë se në takim ka shprehur para senatorit vlerësimin për Salvinin për qëndrimet e tij kundër Sorosit. Por Salvini pak ditë më parë kaloi ligjin në Itali që kush bllokon rrugët rrezikon deri në 12 vite burg, ndërsa në Shqipëri opozita ka nisur mosbindjen civile me bllokimin e akseve kryesore. Gjithashtu, Salvini që Berisha e vlerëson është kundër zgjerimit të BE-së, ku Shqipëria synon integrohet.

Postimi i plote i Sali Berishes
Nje takim me senatorin italian Vescovi dhe deputetin Ciriaci!

Te dashur miq, dje prita ne nje takim Senatorin italian te Lega Nord zotin Manuel Vescovi, i cili eshte gjithashtu Kryetar i grupit te miqesise Itali-Shqiperi te parlamentit Italian, anetar i Komisionit te Jashtem si dhe zevendes kryetar i delegacionit Italian prane Keshillit te Europes. Senatori Vescovi shoqerohet nga ish deputeti Italian Nicola Ciriaci.

Duke i uruar mireseardhjen u shpreha mirenjohjen per ndihmen e jashtezakonshme qe Italia i ka dhene vendit tone pergjate gjithe ketyre viteve. U shpreha pershendetjet per ministrin e brendshem dhe zevendes kryeministrin dhe presidentin e Lega Nord, Mateo Salvini.

Me ta diskutuam mbi zhvillimet politike ne vend. Theksova se Shqiperia po kalon nje situate te veshtire, me i veshtiri ne keto 29 vite demokracie sepse opozita ka marre nje vendim qe nuk eshte marre kurre me pare, djegien e mandateve, nje vendim ekstrem per te mos qene me fasade e nje narkoshteti.

Prej dy vitesh vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese dhe me nje Gjykate te Larte te paralizuar qellimisht. Sipas Kushtetutes garanti i kushtetushmerise eshte Gjykata Kushtetuese. Ne mungese te saj te gjitha kompetencat ne vend i ka ekzekutivi, Edi Rama. Praktikisht vendi ndodhet ne nje situate grushti shteti brenda shtetit. Vettingu i gjykatesve dhe prokuroreve, te cilen Partia Demokratike e mbeshteti, duhet te niste nga poshte lart ne menyre qe mos te krijohej vakum apo bllokim i institucioneve nderkohe qe ndodhi e kunderta sepse qellimi ishte ne projektin Soros kapja nga Edi Rama e sistemit te drejtesise dhe shnderrimit te tyre ne dege te ekzekutivit. Mungesa e Gjykates Kushtetuese ka bere qe kompetencat ti shkojne qeverise dhe ajo te mos kete asnje fre. Ky kryeminister ka cdo fuqi, votohen ligje te cilat ne fryme dhe ne germe jane ne kundershtim flagrant me Kushtetuten por askush nuk ka ku t'i ankimoje ato. Nga ana tjeter edhe Gjykata e Larte eshte teresisht e paralizuar. Nga 19 gjykates kane mbetur vetem tre. Jane rreth 40 mije dosje qe presin te shqyrtohen. Per rrjedhoje ka filluar te paralizohet edhe sistemi gjyqesor. Nga kjo situate te vetmit qe perfitojne jane qeveria dhe kriminelet. Qeveria fiton 99% te gjyqeve dhe kriminelet fitojne per shkak te procedurave.

Ne vend eshte instaluar narkoshteti. Pergjate dy viteve te para te qeverisjes se Edi Rames vendi u mboll me kanabis nga jugu ne veri. Me qindra grupe kriminale ruanin parcela me kanabis ne bashkepunim me zyrtaret e policise. Nje raport i ShISh mbi kete situate theksonte se te pakten 123 zyrtare te larte te policise ishin te perfshire ne veprimtarine kriminale te mbjelljes se kanabisit ne vend. Ish ministri i Brendshem Tahiri ishte i perfshire ne trafikun e droges se bashku me kusherinjte e tij nderkohe qe edhe ministri qe e pasoi kishte te vellain e tij te denuar nga Gjykata e Larte italiane si drejtues rrjeti ne trafikun e droges me Venezuelen dhe vendet e Amerikes Latine ne Bolonja, i cili gjate kohes qe i vellai ishte minister i brendshem fuqizoi edhe me tej aktivitetin e tij kriminal. Shqiperia nga nje vend qe devijoi rrugen e trafikut te drogave, tashme 50% e drogave kalojne permes vendit tone.

Nje tjeter problem madhor i vendit jane zgjedhjet, ku Rama manipulon, blen, tjeterson votat me kriminelet. Prokuroria shqiptare ne dy dosje te saj fakton angazhimin direkt te Edi Rames si dhe ministrave dhe qeveritareve te tjere se bashku me kriminelet, te perfshire ne vjedhjen dhe grabitjen e votave te qytetareve shqiptare. Ne pese qarqe te vendit; Durres, Shkoder, Elbasan, Fier, Peshkopi nderhyrja e tyre ishte e madhe duke blere vota dhe duke deformuar rezultatin e zgjedhjeve. Keto dosje deshmuan ne menyre perfundimtare se me Edi Ramen nuk mund te kete zgjedhje ne Shqiperi.

Ne kete takim shpreha vleresimin tim te larte per qendrimin e drejte dhe kurajoz te Presidentit te Lega Nord, Salvini ndaj nderhyrjeve antidemokratike te krye spekullatorit dhe krye korruptirit te planetit Xhorxh Soros, njeriut qe me spekullimet e tij ne kurriz te atyre qe ka e me pak ka zhytur miliona njerez ne Tailande dhe ne bote ne mjerim ekstrem, depresion dhe vetvrasje. Xhorxh Soros eshte sot miliardieri me i rrezikshem pasi ai si asnje tjeter ne planet perdor miliardat e fituara me spekullimin amoral per te korruptuar politikane, shoqeri civile, eksperte etj etj. Te gjitha keto ne funksion te te majtes por kryesisht asaj ekstreme.

Ne takim shpreha bindjen se bashkepunimi i opozites me Lega Nord do te kete nje rendesi dhe perspektive te veçante edhe ne luften kunder trafiqeve dhe mafies ne te dy anet e Adriatikut dhe me gjere.

Biseda ishte e hapur dhe u karkaterizua nga mirekuptimi. sb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skuàdra E Drejtësisë: 27/04/2019 16:51

    ti je krimineli me i madh i kësaj epoke dhe si ka mundesi qe ti je akoma gjallë as ne burg jo na thuaj kur do te vije fundi o efjàlti endrra me e keqe o fantazme

    Përgjigju
  • Meta: 27/04/2019 16:28

    Salihu dhe klani i tij kriminal,vazhdimisht nxin dhe perbaltos vlerat materiale e shpirterore kombetare kjo eshte e vetmja alternative e tyra, per te penguar cdo proces zhvillimi shteteror ne Shqiperi. Keshtu, mendojne t'i shpetojne ndeshkimi te se drejtes dhe rikthimin e kaosit te tetevjeteve te sundimit te tyre.

    Përgjigju
  • Koli: 27/04/2019 12:16

    Akoma gjalle eshte ky palla qe mori me qafe kaq vite Shqipërinë! Pis burre!

    Përgjigju
  • lushi: 27/04/2019 05:12

    Sale komunisti , ske faj , nga tropoja ne mes te tiranes . ca nuk pret nga ky malok

    Përgjigju
  • Ndreu: 26/04/2019 22:44

    O plak matuf, o kriminel , ti qe demek don te miren e shqiptarve. Ti, qe gjithe jeten tende ke qene kundra shqiperise, ti ke veq hallin e bythes tende more qelbesire, ti je i pari qe nga vitet 90 shkaterrove shqiperine, ti je pergjejsi qe me politiken tende e qove me poshte se na la xhaxhi Enveri yt , o maskara, dhe tani ne kete moshe i fut hundet kudo vetem e vetem qe te mos hyjme ne Europe more serb i ndyer, por te ka ardhur koha me sa po shoh po te shterngohet laku ne koshin e plehrave do te hedhim o i pa bese, i pa shpirte.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/04/2019 22:12

    Kina ta befte Sheqeren o Pis mu...i

    Përgjigju
  • sula: 26/04/2019 20:43

    U nxifsh ma keq se u ke nxi.Harram qe l8nde ne token shqiptare krimineli me i madh nhistori sgqiptare

    Përgjigju
  • Tirona: 26/04/2019 20:36

    Qe tjua ket shpjuguar te gjitha keto me ate italishten e vet dhe ata ta kene kuptuar duhet te ket zgjatur takimi nja dy jave.....

    Përgjigju
  • ERMAL: 26/04/2019 20:28

    #KRIMINEL#SERB#ANTIKOMBETAR#TRADHTAR#HAJDUT#VRASES#SHPIFES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi