Berisha sulmon deputetët e larguar të PD-së që krijuan ‘Djathtas’: Në darkë dalin nga kryeministria, pastaj bëjnë opozitën e opozitës

Berisha sulmon deputetët e larguar të PD-së që krijuan ‘Djathtas’: Në darkë dalin nga kryeministria, pastaj bëjnë opozitën e opozitës

Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar deputetët që u larguan dhe krijuan parti të re, ‘Djathtas 1912’.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet edhe për krijimin e partive të reja, ndërsa deklaroi se “në darkë dalin nga Kryeministria dhe dhe shkojnë nëpër studio bëjnë opozitën e opozitës”.

Berisha u shpreh se bashkohet me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën.

“Së pari, në një sistem pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për të bërë opozitën e opozitës, sigurisht është e dhimbshme. Por shqiptarët janë të mençur, dinë të mos orientohen. Ne bashkohemi me gjithë ata të cilët janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën. Besoj se, çdo njeri që i dhimbset ky vend, kur konstaton se nga viti 2014-2022, pa llogaritur 2023-2024, janë larguar për vetëm në vendet e BE 930 mijë shqiptarë që gjumi nuk i ze për t’i bërë një betejë sa më të ashpër kësaj qeverie”, tha Berisha.

Partia ‘Djathtas 1912’ u prezantua nga deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkë me mbështetës të tjerë si Arbri Agalliu, Flutura Açka, Edvin Kulluri. Larg euroatlantikëve të Bashës dhe të ndarë prej kohësh me Sali Berishën, deri në zgjedhjet e 2025-ës, kjo parti e re nuk do të ketë një kryetar, por do të drejtohet nga strukturë kolegjiale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 15/10/2024 22:13

    As që ka bërë Salih Berisha opozitarizëm ky vetëm anarshi destruktivitet krim vjedhëje ka bërë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Rezultatet e para në Pensilvani, Kamala Harris mbi 250 mijë vota para Trump! Demokratët kryesojnë dhe në Kansas dhe Michigan

Rezultatet e para në Pensilvani, Kamala Harris mbi 250 mijë vota para Trump! Demokratët kryesojnë dhe në Kansas dhe Michigan